Arrestimi i Spiro Kserës, reagon Berisha: E dënoj me ashpërsi, të merrej në pyetje

Publikuar tek: politike, më 14:07 31-01-2016 Arrestimi i Spiro Kserës, reagon Berisha: E dënoj me ashpërsi, të merrej në pyetje

Reagon ish kryeministri Sali Berisha pas arrestimit të ish ministrit Spiro Ksera. Berisha thotë se arrestimet jashtë flagrance, pa e marrë në pyetje të arrestuarin “janë dëshmi e dobësisë ekstrene të atij që lëshon urdhër-arrestin”.

Ish kryeministri e dënon me ashpërsi arrestimin e ish ministrit ndërsa e cilëson si një “akt të porositur për qëllime të qarta politike”.

Reagimi i plotë i Berishës në Facebook:

 “Arrestimet jashte flagrance, pa pyetur kurre te arrestuarin, jane atavisem e koherave te shkuara, deshmi e dobesise ekstreme te atij qe leshon urdherarrestin!

Te dashur miq, prej dy ditesh mediat dhe kronikat e tyre jane mbushur me lajmin e arrestimit ne Derviçan te ish ministrit Spiro Ksera me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te 30 milione lekeve.

Dje avokati i ish ministrit Ksera, pasi u njoh me dosjen dhe u takua me prokurorin njoftoi se:

- Ish ministri Spiro Ksera, ndonese i paditur nga KLSH nje vit me pare nuk eshte thirrur, nuk es hte pyetur kurre nga prokurori i kesaj çeshtje dhe ky eshte nje lajm shume kompromentues, nje qendrim atavist qe evokon koherat me te zeza te institucionit te akuzes ne Shqiperi

- Arrestimi jashte flagrance, pa marre asnjehere ne pyetje personin per te cilin leshohet mandati i arrestit, i çfaredo statusi social politik apo ekonomik, deshmon me se paku per friken e urdherleshuesit nga akti i tij i pamoralshem

- Deshmon per mungesen e guximit nga ana e tij per ta pare drejt ne sy personin qe ai heton, per ta njohur me akuzen qe i ben dhe degjuar dhe pergjigjet e faktet kunder akuzes se tij.

- Deshmon se zbaton jashte çdo standarti nje porosi arrestimi sine qua non dhe demton ne menyre te pariparueshme qe ne fillim hetimin dhe si minimum lene shijen e nje akti politik dhe te deshtuar.

Avokati i çeshtjes njoftoi gjithashtu se ish ministri Ksera, qe u arrestua pa u pyetur kurre nga prokuroria, nuk ka asnje lidhje, nuk ka asnje prove qe te faktoje se ai ka lidhje direkte me prokurimet per te cilat dhe u arrestua dhe se nuk ka asnje prove se ai ka prekur apo ka perfituar nga tenderat e dosjes se akuzes per çka ai u arrestua.

Duke shprehur vendosmerisht mbeshtetjen time te plote per hetimin nga prokuroria te cdo dosjeje, te çdo personi mbi bazen e standarteve te nje vendi te lire, denoj me ashpersi arrestimin pa marre ne pyetje te ish ministrit Ksera, si nje akt te porositur per qellime te qarta politike.

I bej thirrje trupit gjykues te gjykoje bazuar ne ligjin dhe vetem ligjin pa asnje ndikim politik nga prokuroret e sojit Troci. I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te ndaloje perdorimin ne prokurori te praktikave ataviste qe kompromentojne rende qe ne nisje procesin e hetimit!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tahiri-Shullazi caktojnë njeriun e tyre në krye të doganave”, Alibeaj akuzon dhe jep emrin
Të rinjtë e djathtë kërkesë qeverive për punësim dhe edukim »
Article Logic
Execution time: 0.020807027816772
array(1) { ["section"]=> string(85) "arrestimi-i-spiro-kseres-reagon-berisha-e-denoj-me-ashpersi-te-merrej-ne-pyetje-31399" }