Arrestimi/Mbyllet mbledhja e Këshillit, pranohet kërkesa e Doshit për shtyrjen e mbledhjes

Publikuar tek: politike, më 13:26 21-03-2015 Arrestimi/Mbyllet mbledhja e Këshillit, pranohet kërkesa e Doshit për shtyrjen e mbledhjes Ilir Meta

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend i cili  diskutoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Ky këshill do të hartojë një raport për seancën parlamentare që më pas e voton raportin me shumicë të thjeshtë. Tom Doshi i pranishëm në mbledhje, i kërkoi një javë kohë këshillit për t'u njohur me materialet. Në përfundim, këshilli ka vendosur të pranojë kërkesën e Doshit për shtyrjen e mbledhjes e cila u vendos të zhvillohet të hënën në orën 10:00.

Edhe deputeti Mark Frroku ishte i pranishëm në mbledhje por qëndroi vetëm 15 minuta duke u larguar menjëherë pa dhënë asnjë prononcim për mediat. 

Ilir Meta, i akuzuar nga Doshi për porositjen e vrasjes së tij, ka zgjedhur të mos përballet me Doshin në këshill, duke ia lënë në dorë drejtimin nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule. Burime brenda Kuvendit konfirmojnë për Newsbomb.al se Meta është tërhequr për shkak të ''Konfliktit të interesit'' në çështjen që do të diskutohet.

Sipas rregullores, Meta duke qenë kryetar i Kuvendit ka plotësisht të drejtë të jetë i pranishëm , por duket se Meta ka zgjedhur të mos bëjë ‘’luftë’’ me Doshin në këshill. Meta i ka mbetur besnik shprehjes së tij që prej fillimit të çështjes së akuzave se gjithçka duhet marrë ‘’Me qetësi dhe dashuri’’.

Nga ana tjetër vetë deputetët Tom Doshi e Mark Frrokur kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këshill. Për të dy, Prokuroria për Krime të Rënda i kërkon Kuvendit lejën për arrestimin e tyre për sajim të ‘’tentativës së vrasjes’’ dhe kallëzim të rremë.

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit përbëhet nga 10 deputetë.

keshilliiminitetit

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet/ Rama niset në Gjirokastër, a do t’i ulë gjakrat e të qejfmbeturëve nga LSI?
Loja me imunitetet, në 25 vjet vetëm 1 deputet vuajti dënimin »
Article Logic
Execution time: 0.12147283554077
array(1) { ["section"]=> string(94) "arrestimi-mbyllet-mbledhja-e-keshillit-pranohet-kerkesa-e-doshit-per-shtyrjen-e-mbledhjes-6544" }