Arrestohen 4 aktivistë, po pikturonin grafitet e fytyrës së Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës për 21 janarin

Publikuar tek: politike, më 09:23 21-01-2016 Arrestohen 4 aktivistë, po pikturonin grafitet e fytyrës së Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës për 21 janarin

Disa aktivistë të rinj janë arrestuar në rrugën "Myslym Shyri" gjatë aksionit së Organizatës Politike për "21 Janarin" dhe po mbahen në komisariatin 3 në rrugën "Mine Peza" pa asnjë shpjegim ligjor.Të arrestuarit janë Klodi Leka, Stavro Çina, Isa Myzyraj dhe Albina Ruko. Aksioni konsistonte në pikturimin e një grafiti të fytyrave të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës me automatikë në dorë.

“21 Janari nuk është vetëm data kur vrau Sali Berisha për hajdutërinë e Ilir Metës dhe burracakërinë e Edi Ramës. Më gjerësisht, ajo është data e të gjithë të varfërve që vriten dhe gjymtohen nga politikat e agresionit klasor kundër të pamundurve. 21 Janar ka kur një kryefamiljar vret veten se qeveria e Edi Ramës i pret dritat, kur një burrë a grua e zë korrenti teksa mundohet t’u sjellë fëmijëve dritën e hequr nga OSHEE se nuk ka me se ta paguajë energjinë, kur një shitës rruge zhytet në depresion se polici bashkiak e zë me shkelma, kur një student bie pre e depresionit dhe kriminalizohet se qeveria rrit tarifat universitare”, shprehet profesor Arlind Qorri.

“Prandaj parulla, për të cilën aktivistët u arrestuan si në diktaturë se shprehën publikisht kontestimin e tyre, ishte: 21 Janar ka përditë!” përmbyll profesori.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish deputeti socialist-Bashës: Vrasës... Aleks Nika ishte shoku im i fëmijërisë
Braçe: ‘21 janari’ ka dy përgjegjës, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën »
Article Logic
Execution time: 0.024058103561401
array(1) { ["section"]=> string(118) "arrestohen-4-aktiviste-po-pikturonin-grafitet-e-fytyres-se-sali-berishes-ilir-metes-dhe-edi-rames-per-21-janarin-30570" }