Arrestohen 46 mafiozë nga familjet e "La Cosa Nostra" në SHBA

Publikuar tek: bota, më 19:48 04-08-2016 Arrestohen 46 mafiozë nga familjet e

Autoritetet amerikane kanë arrestuar 46 anëtarë të Mafias të akuzuar për grabitje, gjobëvënie, zjarrvënie, trafikim armësh dhe një sërë krimesh të tjera.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve kishin lidhje me disa nga familjet më famëkeqe të Mafias italiane në SHBA, ato të Genovese, Gambino, Luchese dhe Bonanno. Ata u arrestuan në New York, New Jersey, Connecticut, Massachusetts dhe Florida.

Hetimi zgjati disa vjet dhe përfshinte një ish-gangster të kthyer në dëshmitar si dhe një agjent federal me pajisje përgjimi që shtirej si mafioz.

Prokurorët arritën të zbulojnë skema si një rrjeti lojërash fati, trafik cigaresh të pataksuara dhe shitje të kartave false të kreditit.

Të arrestuarit janë nga mosha 24 deri në 80 vjeç dhe mbanin pseudonime si “Tony Sakati” apo “Pat Mustaqja”.

“Akuzat e sotme kundër 46 personave, duke përfshirë udhëheqës të fuqishëm, anëtarë dhe bashkëpunëtorë nga pesë familje të ndryshme të La Cosa Nostra tregonjë se bandat në qytetet tona vijojnë ende të lulëzojnë”, tha Prokurori i Manhattan-it, Preet Bharara. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022174119949341
array(1) { ["section"]=> string(65) "arrestohen-46-mafioze-nga-familjet-e-la-cosa-nostra-ne-shba-48789" }