Arrestohen 5 serbë në Kosovë, ja për çfarë akuzohen

Publikuar tek: rajon, më 10:31 10-07-2018 Arrestohen 5 serbë në Kosovë, ja për çfarë akuzohen foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë serbëve në Gjilan, si të dyshuar për veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në vend.

“Sot, me datën 10 korrik 2018, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të gjykatës kompetente është duke u realizuar një operacion policor, i cili përfshin disa lokacione të rajonit të Gjilanit.

Gjatë këtij operacioni deri më tani në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar (5) pesë persona (m/s/k), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, demanton disa mediume/portale serbe, të cilat deklarojnë se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe sqarojmë se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë.

Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët pa dallim se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionit në fuqi, përderisa operacioni policor është duke vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e drejtësisë”, sqaron policia e Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po heton vrasjen e Ivanoviç, dhunohet brutalisht gazetari serb
Njohja e pavarësisë, ministri serb 'heq shpresat': Nuk është qëllimi ynë, KOSOVA është origjina dhe rrënjët tona »
Article Logic
Execution time: 0.0044069290161133
array(1) { ["section"]=> string(57) "arrestohen-5-serbe-ne-kosove-ja-per-cfare-akuzohen-127377" }