Arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

Publikuar tek: politike, më 16:58 26-03-2015 Arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

Janë arrestuar pak çaste më parë deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Arrestimi i tyre është bërë nga Policia e Shtetit në kryeqytet. Kreu i PKD-së është arrestuar pak çaste më pare nga uniformat blu, në një lokal në pronësi të familjes së tij në zonën e "Misto Mames", ndërsa Doshi është arrestuar në shtëpinë e tij.

Efektivët e policisë janë duke zhvilluar kontroll në ambientet e shtëpisë së deputetit Doshi, ndërkohë aty ka mbërritur edhe avokati i tij Vladimir Meçi.

Arrestimi i deputetëve është bërë pas heqjes së imunitetit të tyre gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Me 80 vota pro për Doshin dhe 79 pro për Frrokun është miratuar me votat e mazhorancës heqja e imuniteteve, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Kuvendi mori gjithashtu vendim për autorizimin arrestimin e dy deputetëve.

Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar nga Kuvendi arrestimin e dy deputetëve, për shkak se sipas organit të akuzës Doshi dhe Frroku kanë bërë kallëzim të rremë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli i Mandateve pranon kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Doshit dhe Frrokut
Parlamenti vendos 80 deputetë “pro” arrestimit të Doshit. Pro arrestimit edhe për Frrokun »
Article Logic
Execution time: 0.024473905563354
array(1) { ["section"]=> string(51) "arrestohen-deputetet-tom-doshi-dhe-mark-frroku-7030" }