Arrestohen falsifikatorët e dokumenteve në Greqi, sekuestrohen pasaporta shqiptare (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:36 10-02-2019 Arrestohen falsifikatorët e dokumenteve në Greqi, sekuestrohen pasaporta shqiptare (DETAJE)

Policia greke ka goditur një organizatë kriminale që falsifikonte dokumente udhëtimi në Athinë.

Mediat fqinje raportojnë se gjatë operacionit, i cili zgjati disa ditë u arrestuan tre persona, shtetas jo grekë, por nuk dihet identiteti i tyre, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ky aktivitet i paligjshëm kryhej në dy banesat e të arrestuarve, ndërsa përfitimet arrinin deri në qindra mijëra euro. Sipas njoftimit tëvpolicisë helene çmimi varionte nga lloji, vendi i origjinës së dokumentit dhe sasia e secilës porosi.

Për pasaportat çmimet varionin nga 800 euro deri në 1200 euro, për letërnjoftimet nga 300 euro deri në 500 euro dhe për patentat nga 150 euro deri në 300 euro.

Organizata që merrej me këtë aktivitet të paligjshëm furnizonte personat e interesuar me disa lloje dokumentesh, si pasaporta, karta identiteti, diploma, karta bankara madje edhe kartela shëndetësore. E gjithë kjo bëhej që përdoruesit të rrisnin shanset për të mashtruar autoritetet kompetente.

Nga fotot e publikuara nga policia greke mes shumë pasaportave dhe kartave të identitetit ka edhe me kombësi shqiptare.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës, të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02710485458374
array(1) { ["section"]=> string(95) "arrestohen-falsifikatoret-e-dokumenteve-ne-greqi-sekuestrohen-pasaporta-shqiptare-detaje-152241" }