Arrestohet 24 vjeçari në Tiranë, u kap në flagrancë nga SHQIPONJAT duke trafikuar 3 të huaj

Publikuar tek: aktualitet, më 13:52 12-10-2018 Arrestohet 24 vjeçari në Tiranë, u kap në flagrancë nga SHQIPONJAT duke trafikuar 3 të huaj Foto ilustruese

Ndihmon tre shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare, arrestohet 24 – vjeçari në Tiranë.

 

Procedohen në gjëndje të lirë dhe tre shtetasit e huaj pakistanez për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin :

- Almario Vojoviç, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas në rrugën “Babë Rexha” u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z. K., S. Sh., dhe D. I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez :

- Z. K., 33 vjeç

- S. Sh., 22 vjeç

- D. I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Metodë e re’, celularët futen në burg përmes një topi futbolli (FOTO)
Ardi Veliu në SHBA, merr pjesë në Konventën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë »
Article Logic
Execution time: 0.017699956893921
array(1) { ["section"]=> string(97) "arrestohet-24-vjecari-ne-tirane-u-kap-ne-flagrance-nga-shqiponjat-duke-trafikuar-3-te-huaj-137558" }