Arrestohet bashkë me dy shokët nipi i shefit të Krimeve, bënin kërdinë me vjedhje në Mirditë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:22 14-02-2018 Arrestohet bashkë me dy shokët nipi i shefit të Krimeve, bënin kërdinë me vjedhje në Mirditë

3 persona nga Mirdita janë vënë në pranga nga Policia e Prizrenit. 

Bëhet fjalë për shtetasit Aleksandër Biba, Jurgen Jushi dhe Alfred Leka. Sipas TV-Prizrenit, ka qënë policia e Prizrenit e cila i ka arrestuar pasi në qytetin e tyre Rrëshen kishin “imunitet” prej disa vitesh.

Imuniteti i tyre në Mirditë zë fill që në kohën kur djali i xhaxhait të njërit prej grabitësve emërohet shef i Rendit në Komisariatin e Mirditës, ndërsa aktualisht vijon si shef i Policisë Kriminale.

Bëhet fjalë për të parin e grupit të hajdutëve Aleksandër Biba i cili është djalë xhaxhai me shefin e policisë Eduart Biba. 

Janë shumë vepra penale të pa zbardhura në Mirditë si grabitje me dhunë të shumë bisneseve, lopëve dhe bagëtive të ndryshme, por që askush nuk ka tentuar të zbardhë të vërtetën dhe autorët e tyre.

Ditën e dielë ata janë prangosur nga policia e Prizrentit, pasi kishin grabitur me dhunë dhe me maska një familje kosovare në fshatin Katund i Ri në rrethinat e Prizrenit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arsimi i lartë në Shqipëri, deklarata e fortë e Mark Markut: Për herë të parë po ndodh kriminalizimi i Universiteteve
'Dashuro mos vrit', vajza e komunitetit LGBT ka një mesazh për të gjithë në ditën e të dashuruarve »
Article Logic
Execution time: 0.0043420791625977
array(1) { ["section"]=> string(98) "arrestohet-bashke-me-dy-shoket-nipi-i-shefit-te-krimeve-benin-kerdine-me-vjedhje-ne-mirdite-110263" }