Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali, shfrytëzonte punëtorët, si jetonin me minjtë, mes tyre një grua shtatzënë (EMRI-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:13 14-06-2018 Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali, shfrytëzonte punëtorët, si jetonin me minjtë, mes tyre një grua shtatzënë (EMRI-VIDEO)

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në provincën e Raguzës në Sicili pasi akuzohet për shfrytëzim në punë, kërcënim dhe zhvatje.

Në pranga ka përfunduar Auglent Lalollari, 33 vjeç, i cili kishte një fermë bujqësore, ku punonin ilegalisht 6 bashkëkombësit e tij në kushte të vështira higjienike, me pak euro, me orar të zgjatur dhe pa kontrata pune.

Gjithashtu  mësohet ata nuk kishin as vend të posaçëm për të jetuar, por flinin në ambient të hapur ku të kishin mundësi midis minjve dhe insekteve në shtëpitë e shkatërruara me kanalizime të hapura.

Mes punonjësve shqiptarë ishte edhe një grua shtatzënë e detyruar të punonte në një fermë patëllxhanësh në temperaturë që arrinte deri në 40 gradë.

Sipërmarrësi shqiptar gjithashtu akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike si dhe të një motori. 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Brenda qershorit formalizohet Aleanca Kombëtare e Dhuruesve të Gjakut
Nishani sulmon Ramën e Veliajn për teatrin: Qesharake deri në neveri, ore nuk jeni pronarë »
Article Logic
Execution time: 0.027135133743286
array(1) { ["section"]=> string(129) "arrestohet-biznesmeni-shqiptar-ne-itali-shfrytezonte-punetoret-si-jetonin-me-minjte-mes-tyre-nje-grua-shtatzene-emri-video-124362" }