Arrestohet djali i Vehbi Alimuçës

Publikuar tek: sport, më 12:54 06-07-2017 Arrestohet djali i Vehbi Alimuçës

Është arrestuar djali i Vehbi Alimuçës, Artani. 41 vjeçari i shpallur në kërkim për pastrim parash.

Ish presidenti i firmës piramidale “VEFA” Vehbi Alimuçaj dhe djali i tij Artan Alimuçaj akuzohen për fshehjen e një shume prej afro 1 milionë dollarësh në Hungari.

Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim dosjen ndaj Alimuçajve për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal (me ligjin e kohës së kryerjes së veprës penale).

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë.

Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë” thuhet në një deklaratë të prokurorisë.

Shumat në fjalë janë lënë të fjetura nga viti 1996, kur janë vendosur në bankë deri në 2010 kur është tentuar të përdoren duke u transferuar.

Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MOS I HUMBISNI KËTO FOTO! Si elektrizuan Tiranën mbrëmë këto 150 makina superluksoze (PAMJET SPEKTAKOLARE)
Tmerr në Wimbledon, tenistja shembet përtokë dhe thërret "Më ndihmoni, ju lutem" (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.023808002471924
array(1) { ["section"]=> string(39) "arrestohet-djali-i-vehbi-alimuces-85220" }