Arrestohet Fran Frrokaj, në polici edhe 23 zyrtarë

Publikuar tek: barometri, më 12:17 17-03-2018 Arrestohet Fran Frrokaj, në polici edhe 23 zyrtarë

Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj bashkë me nënkryetarin Enver Hafizi. Janë lëshuar bashkë me kryetarin e Bashkisë së Lezhës edhe 23 urdhër-arreste për zyrtarë të tjerë si; juristë, drejtues hipotekash dhe administratorë të njësive në zonën bregdetare.

Frrokaj u arrestua në zyrën e tij këtë mesdite dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Bashkë me zyrtarët e tjerë, Frrokaj ka qenë pjesë e një skeme për tjetërsimin e pronave në zonat ranore. 

Dosja e këtij hetimi 2 vjeçar mbahet ende heremetike për median e publikun por paraprakisht mësohet se kemi të bëjmë me të njëjtën skemë mashtrimi si ajo në Spille. Zyrtarët janë të përfshirë edhe në falsifikime dokumentash. Ky operacion special erdhi pas një inspektimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kujtojmë se Frrokaj u zgjodh në vitin 2015 si kryetar i Bashkisë Lezhë dhe përfaqëson PD-në. Newsbomb.al do t'ju mbajë të informuar për të rejat në vazhdim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12132596969604
array(1) { ["section"]=> string(56) "arrestohet-fran-frrokaj-ne-polici-edhe-23-zyrtare-113561" }