Arrestohet i dyshuari i masakrës në Kishën e Charlestonit në SHBA

Publikuar tek: bota, më 17:44 18-06-2015 Arrestohet i dyshuari i masakrës në Kishën e Charlestonit në SHBA

FBI-ja ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë 21 vjeçarin Dylann Storm Roof i cili dyshohet se hapi zjarr në një Kishë Afrikano-Amerikane ku mbetën të vrarë 9 persona.

Sipas dëshmitarëve, Roof ka thënë para se të hapte zjarr se “duhet ta bëj. Ju përdhunoni gratë tona dhe po zaptoni shtetin tonë”. Po sipas policisë amerikane, masakra ishte e motivuar nga urrejtja racore.

Në fotografinë që qarkullon në internet, në bluzën e të dyshuarit, dallohen dy etiketa të cilat mbajnë logot e tregëtarëve të skllevërve nga Afrika e Jugut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13921594619751
array(1) { ["section"]=> string(71) "arrestohet-i-dyshuari-i-masakres-ne-kishen-e-charlestonit-ne-shba-13952" }