Arrestohet i shumëkërkuari nga fisi Çapja në Elbasan, si u arrestua në mes të lokalit 40-vjeçari me 3 emra (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:12 07-12-2017 Arrestohet i shumëkërkuari nga fisi Çapja në Elbasan, si u arrestua në mes të lokalit 40-vjeçari me 3 emra (VIDEO)

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në, kanë kapur dhe ndaluar një shtetas  të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:

Besnik ÇAPJA, (alias Besnik BYLYKU, Kliton PRIFTI) 40 vjeç,  lindur në Elbasan dhe banues në  Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi i cili mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Elbasan, u bë në një pikë lloto - sporti në rrugën "Rinia", në lagjen "Visarion Xhuvani" Elbasan.

Ky shtetas më datë 28.11.2017,  ishte shpallur  në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 01.06.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit  309/1990.

Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena,  ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit Kokainë. 

 

Më shumë në këtë kategori: « Japin dorëheqjen edhe 4 mjekë të urgjencës në QSUT, i vetmi që nuk firmos është shefi, 7 specializantë ikin në Gjermani (EMRAT)
Bën gruan për spital, burri nga Tirana e pëson edhe vetë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.017527103424072
array(1) { ["section"]=> string(118) "arrestohet-i-shumekerkuari-nga-fisi-capja-ne-elbasan-si-u-arrestua-ne-mes-te-lokalit-40-vjecari-me-3-emra-video-102255" }