“Arrestohet këngëtari i ‘hitit’ E Drama”, Berisha akuzon Ramën

Publikuar tek: politike, më 20:57 22-09-2015 “Arrestohet këngëtari i ‘hitit’ E Drama”, Berisha akuzon Ramën

Sot, shumë shqiptarë janë njohur se në youtube ekziston një këngë “E Drama”, e cila kritikon ashpër kryeministrin Edi Rama. Nëse deri më tani kjo këngë ka regjisturar vetëm 800 shikime për dy muaj në youtube, shumë shpejtë klikimet pritet të dyfishohen kjo për faktin se autori i saj është arrestuar sot nga policia e Tiranës.

Gentian Gjonaj është arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protestën e djeshme kundër bunkerit te Ministria e Brendshme, pasi sipas policisë ka kundërshtuar uniformat blu në tubim.

Për arrestimin e Gjonajt ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që e konsideron këtë veprim si hakmarrje të kryeministrit Rama për shkak të “hit” që është shpërndarë masivisht në botën shqiptare.

“Të dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama, në një akt hakmarrje primitive personale arrestoi në mes të bulevardit me "çunat e krimit" Gentjan Gjonajn, këngëtarin dhe autorin këngës E Drama që është bërë një hit i vërtetë në mbarë botën shqiptarë. Arrestimi u bë si akt hakmarrje primitive e Edvinit për këngën me dëgjim rekord duke sajuar si pretekst se në protestën e djeshme kundër simbolit të diktaturës hoxhiste para ministrisë së brendshme Gentjani është kacafytur me policinë paçka se ai në protestë ishte me dorë të thyer dhe të vendosur në allci”, shkruan Berisha në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Rama dhe Tahiri kumbarët ku lidhen fijet e krimit, kurse Meta me siguri feston kur del ndonjë lajm për ta
Kokëdhima mbledh strukturat e PS në Vlorë, takimi zgjat prej 4 orësh »
Article Logic
Execution time: 0.019124031066895
array(1) { ["section"]=> string(63) "arrestohet-kengetari-i-hitit-e-drama-berisha-akuzon-ramen-21425" }