Arrestohet kreu i bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko akuzohet për “manipulim zgjedhjesh”

Publikuar tek: politike, më 13:22 12-02-2016 Arrestohet kreu i bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko akuzohet për “manipulim zgjedhjesh”

Është arrestuar në Maqedoni kreu i bashkisë së Pustecit Edmond Themelko. Themelko është arrestuar në qytetin e Resnjës dhe akuzohet për “manipulim zgjedhjesh”.

Pusteci është një bashki e vogël në Shqipëri, e përbërë kryesisht nga popullësi maqedonase.

Prokuroja Fatime Fetai në konferencën për shtyp deklaroi se është hapur procedurë hetimore për shoqërim kriminal, shkeljen e të drejtës zgjedhore, rryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.

Edmond Themelko është akuzuar më parë se ka organizuar banorë të bashkisë së Pustecit për të votuar në zgjedhjet në Maqedoni për partinë e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Themelko është zgjedhur për herë të parë kryetar i komunës së Pustecit në vitin 2007, ndërsa pas reformës territoriale të kryer në vitin 2015, Pusteci u shndërrua në bashki dhe Themelko u zgjodh kryetar i saj, pjesë e "Aleancës për Shqipërinë Europiane".

Për këtë çështje, Prokuroria Speciale ka ngritur gjithashtu padi kundër ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministrit për transport dhe lidhje, Mile Janakievski.

Bashkia_e_Pustecit_në_Hartën_e_Shqipërisë.svg.png

*Në hartë, Bashkia Pustec me ngjyrë gri

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia i përgjigjet nëpërmjet "Transparencës" akuzave të Alibeajt për tenderin e uniformave të reja
Zbardhet axhenda e John Kerryt në Shqipëri, ja cilët do të takojë Sekretari Amerikan i Shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.02177095413208
array(1) { ["section"]=> string(94) "arrestohet-kreu-i-bashkise-se-pustecit-edmond-themelko-akuzohet-per-manipulim-zgjedhjesh-32394" }