Arrestohet me heroinë trafikanti i drogës në autobusin Tiranë-Athinë, çfarë ndodhi në kontrollin e dytë (EMRI- VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:37 13-02-2018 Arrestohet me heroinë trafikanti i drogës në autobusin Tiranë-Athinë, çfarë ndodhi në kontrollin e dytë (EMRI- VIDEO)

Goditet një tjetër rast i tentativës për Trafikim të lëndëve narkotike, sekuestrohet 1 kilogramë e 520 gramë lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, arrestohet në flagrancë poseduesi në Kakavijë.

Policia bën me dije se, në datën 12.02.2018 shtetasi Elton Ferko është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobuzin e linjës Tiranë - Athinë.

Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobuzi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare shtetasit të mësipërm iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pas veprimeve të para hetimore, Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

Elton Ferko, 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elbasani ‘i blinduar’, zbarkon edhe FNSH: Bllokohen 6 makina luksoze (VIDEO)
Tërhiqen nga lista dy kandidatë për deputetë në PD »
Article Logic
Execution time: 0.011090993881226
array(1) { ["section"]=> string(120) "arrestohet-me-heroine-trafikanti-i-droges-ne-autobusin-tirane-athine-cfare-ndodhi-ne-kontrollin-e-dyte-emri-video-110091" }