Arrestohet Mohamed Abrini, i dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit

Publikuar tek: bota, më 19:16 08-04-2016 Arrestohet Mohamed Abrini, i dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit

Mohamed Abrini, një prej të dyshuarve kryesorë të sulmeve terroriste në Paris, u arrestua sot, bëri të ditur një burim nga policia, duke konfirmuar edhe një informacion të transmetuar nga televizioni flamand VRT.

Në këtë fazë të hetimit nuk është dhënë asnjë detaj mbi vendndodhjen dhe kushtet në të cilat u krye arrestimi i Mohamed Abrini-t, shtetasi belgo-maroken 30 vjeçar, person i afërt me vëllezërit Abdeslam është parë në shoqërinë e tyre në mënyrë të përsëritur përpara sulmeve terroriste.

“Ai u arrestua në komunën Anderlecht pranë Brukselit”, njoftoi VRT-ja

Më 10 dhe 11 nëntor, ai i shoqëron ata me autoveturë ndërsa kryen dy itinerare vajtje-ardhje midis Parisit dhe Brukselit për të marrë me qera dy shtëpi, disi të izoluara në rajonin parizien që do t’i shërbenin komandove.

Më datë 12, ai është identifikuar në Belgjikë në një pikë karburanti pranë kufirit francez në një nga autoveturat shoqëruese që po transportonin agresorët në Paris.

Nga ana tjetër, Prokuroria belge njoftoi kryerjen e disa arrestimeve si pjesë e hetimit në lidhje me sulmet e 22 marsit në Bruksel, ku u regjistruan 32 të vdekur.

“Prokuroria federale njoftoi për disa arrestime të kryera në mesditë në kuadër të hetimit për sulmet terroriste në aeroportin kombëtar në Zaventem dhe në Bruksel, metronë Maelbeek”, bëri të ditur ajo, duke refuzuar për momentin të jepte informacione të mëtejshëm për këtë çështje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021807909011841
array(1) { ["section"]=> string(71) "arrestohet-mohamed-abrini-i-dyshuari-kryesor-i-sulmeve-te-parisit-37186" }