Arrestohet në Dibër i kërkuari NDËRKOMBËTARISHT (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 17-04-2018 Arrestohet në Dibër i kërkuari NDËRKOMBËTARISHT (EMRI) Foto ilustruese

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për  disa vepra penale në Itali.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, gjatë ditës së sotme në  fshatin Gjoricë, Bulqizë, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :

Ylber  (Dylber), Kaja (Markja), 40  vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata Avellino/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprat  penale "Pjesëmarrje në organizata kriminale’, ‘Vjedhje me armë”, “Kryerje e marrdhënieve seksuale me dhunë”, parashikuar nga nenet 81, 110, 628/3, 61/2-5, 605, 609, të Kodit Penal Italian.

Ky shtetas është dënuar me 9 vjet burg.

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme për  ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHQIPONJAT arrestojnë PRONARIN e lavazhit në Elbasan, çfarë iu gjet nga kontrolli i befasishëm (EMRI)
Kapen 148 kg marijuanë, arrestohen një grek dhe një shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.020016193389893
array(1) { ["section"]=> string(59) "arrestohet-ne-diber-i-kerkuari-nderkombetarisht-emri-117175" }