Arrestohet në Dibër personi i pestë i grabitjes së milionave në Rinas

Publikuar tek: aktualitet, më 00:40 18-02-2017 Arrestohet në Dibër personi i pestë i grabitjes së milionave në Rinas

Arrestohet në Dibër i shumëkërkuari Admir Çerpja. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia si një nga organizatorët e grupit të grabitjes në Qafë Kashar.

Çerpja është arrestuar në Dibrër ku po kërkohej bashkë me kreun e grupit, Admir Muratajn.

Admir (Jetmir) Çerpja ka jetuar për disa vite në Greqi ku dyshohet se është njohur me Ilir Kupën, shqiptarin e famshëm të arratisur nga burgjet helene.

Dibrani ka jetuar për shumë vite në Kamëz ku është njohur me tropojanin Admir Murataj.

Çerpja ka pasur njohje me komandon Neim Avdulaj, me cilin ka rënë në kontakt me anë të një kushëririt te tij që punonte në ushtri, bashkë me riun nga Vlora. 

Më herët janë arrestuar  Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa, djali i xhaxhait të Ilir Kupës. Admir Çerpja është autori i pestë i arrestuar, mdërsa në kërkim është kreu i bandës Admir Murataj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Organet e Vettingut, Avokati i Popullit pëzgjedh kandidatët, “djeg” 163 aplikime (LISTAT)
Protesta e opozitës, nisin përgatitjet pagdhirë mirë, forca policore para Kryeministrisë (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.024024963378906
array(1) { ["section"]=> string(75) "arrestohet-ne-diber-personi-i-peste-i-grabitjes-se-milionave-ne-rinas-69100" }