Policia parandalon VRASJEN në Mirditë, arrestohet 29-vjeçari (EMRI- DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:02 14-03-2018 Policia parandalon VRASJEN  në Mirditë, arrestohet 29-vjeçari (EMRI- DETAJE) foto ilustruese

Arrestohet në flagrancë Gjovalin Ndoji, 29 vjeç nga Mirdita.

Ai goditi me tyten e armës për motive banale shtetasin me inicialet I.C 38 vjeç e më pas ka qëlluar ne ajer per ta kercënuar. Bëhet me dije se 38 vjeçari është në spitalin e Rrëshenit jashtë rrezikut për jeten.

Policia ka ndërhyrë në kohë rekord duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit mes tyre. Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi, do t'i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshakallzimin e një konflikti me armë. Arrestohet në kohe rekord autori i ngjarjes. Policia Mirditë pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis dy shtetasve, ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bërë të mundur kapjan dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Gj.N, 29 vjeç, banues në Simon,Kaçinar - Mirditë.

Shtetasi Gj.N për motive banale është konfliktuar me shtetasin A.Ç., 38 vjeç, banues në Simon, Kaçinar-Mirditë duke e goditur më qytën e automotikut në kokë dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar. Shtetasi A.Ç., ka pësuar dëmtime të lehta i cili po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit pa probleme për jeten. Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokainë, marijuanë e hashash... DETAJE nga operacioni 'SHEFI', 17 SHQIPTARË të arrestuar (VIDEO)
TIRANË: Goditet me thikë një 21-VJEÇAR, arrestohet autori (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010500907897949
array(1) { ["section"]=> string(83) "arrestohet-ne-flagrance-29-vjecari-nga-mirdita-per-plagosje-dhe-kanosje-emri-113212" }