Arrestohet në Gjirokastër ekstremisti Babis Karathanos dhe tre grekë të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:43 08-11-2018 Arrestohet në Gjirokastër ekstremisti Babis Karathanos dhe tre grekë të tjerë

Ekstremisti antishqiptar i Agimit të Artë, Babis Karathanos është arrestuar pasditen e sotme në Gjirokastër.

Bashkë me Karathanos janë arrestuar edhe tre grekë të tjerë të akuzuar për nxitje të urrejtjes gjatë ceremonisë mortore të Kostandin Kacifas ditën e sotme në fshatin Bularat.

Dyshohet se Karathanos ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar ndërsa në Kakavijë sot u kthyen rreth 40 shtetas grekë që kishin planifikuar pjesëmarrjen në varrimin e ekstremistit grek. Por policia shqiptare nuk ka njoftuar ende zyrtarisht arrestimin e tyre.

Harallambis Karathanos, i quajtur edhe Babis Karathanos, është ish deputet grek, sot përfaqësues i lartë i organizatës ekstremiste Agimi i Artë. Ai ka hyrë edhe më parë në territorin shqiptar dhe është i njohur për aktivtitetet e tij antishqiptare.

Në vitin 2011 Karathanos ka qenë në Himarë me eksponentë të Agimit të Artë dhe paramilitarë grekë, në mbështetje të kandidatit Vasil Bollano.

sdfsdfgwerhyerye4h.jpg

Babis Karathanos në rreth të kuq

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet 42 kg drogë e nisur nga Shqipëria, arrestohen dy persona në Greqi
Shqipëria drejt plakjes, nivel rekord i divorceve »
Article Logic
Execution time: 0.0041370391845703
array(1) { ["section"]=> string(84) "arrestohet-ne-gjirokaster-ekstremisti-babis-karathanos-dhe-tre-greke-te-tjere-140791" }