Arrestohet në Kosovë Albert Veliu, i njohur si “Babalja”

Publikuar tek: aktualitet, më 16:37 11-10-2018 Arrestohet në Kosovë Albert Veliu, i njohur si “Babalja”

Është arestuar nga Policia e Kosovës Albert Veliu, i njohur edhe si “Babalja”.

Arrestimi i Veliut vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata la në fuqi masën “arrest me burg”. E njëjta masë u dha edhe për Fredi Alizotin, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi u dha masa detyrim paraqitje. Të tre akuzohen për veprën penale “Kallëzim të rremë, në bashkëpunim”.

Veliu, i njohur edhe si “Dëshmitari X” i Partisë Demokratike është arrestuar në qendrën e Azilantëve në Prishtinë.

Veliu tentoi pak muaj më parë të arratisej drejt Kosovës por u ndalua në Kukës. Më pas ai u largua drejt Prishtinës ku edhe është arrestuar sot. Pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij.

Prokuroria po heton për të njëjtën akuzë edhe deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Masakra në Mat, ndërron jetë te Trauma punonjësi I TRETË i Bashkisë (EMRI)
Ligji për Teatrin, Mustafaj: Presidenti po i jep shansin qeverisë që të reflektojë »
Article Logic
Execution time: 0.0062940120697021
array(1) { ["section"]=> string(60) "arrestohet-ne-kosove-albert-veliu-i-njohur-si-babalja-137455" }