Arrestohet në Tiranë “tmerri” i prokurorëve dhe i policisë, si u kap i shumëkërkuari te rruga “Jordan Misja” (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:34 07-12-2017 Arrestohet në Tiranë “tmerri” i prokurorëve dhe i policisë, si u kap i shumëkërkuari te rruga “Jordan Misja” (EMRI) ilustruese

Policia kap dha ndalon një person shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim,  të dyshuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe kërcënoi prokurorin e Matit e Policinë lokale. 

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Drejtorinë  e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar "MYZË".

Si rezultat i këtij operacioni,  në  një lokal në rrugën "Jordan Misja" Tiranë, u kap dhe u ndalua personi në kërkim:

 Marko Bushi, 41 vjeç, banues në Urakë, Burrel.

Personi i lartpërmendur ishte i shpallur në kërkim në bazë të Procedimit Penal 86 të vitit 2016, procedim  i cili është ndjekur dhe bashkërenduar nga Policia e Shtetit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale. Me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike.

Më datën 05.10.2016, në bazë të një plani paraprak, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë ushtruar kontroll territori për kultivim të bimëve narkotike në  fshatin Myzë, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit, dokumentimi i veprimtarisë kriminale të tij dhe grupit që ai drejtonte në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal.

Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për shtetasin e lartpërmendur, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i  narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Vijon puna për dokumentimin e plotë dhe kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

Më shumë në këtë kategori: « Masakër mjedisore në Elbasan, ALARMANTE si zgjohet Elbasani këtë mëngjes (VIDEO)
Japin dorëheqjen edhe 4 mjekë të urgjencës në QSUT, i vetmi që nuk firmos është shefi, 7 specializantë ikin në Gjermani (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.0039851665496826
array(1) { ["section"]=> string(115) "arrestohet-ne-tirane-tmerri-i-prokuroreve-dhe-i-policise-si-u-kap-i-shumekerkuari-te-rruga-jordan-misja-emri-102253" }