Arrestohet prokurori Haxhi Giu për korrupsion, iu gjetën 29 mijë euro

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:15 03-12-2015

Arrestohet prokurori Haxhi Giu,  të cilit iu gjetën 29 mijë euro. Pikërisht ky është momenti kur efektivët e prangosin, duke i kërkuar të dalë nga makina e tij luksoze. Shkak i arrestimit të tij u bënë dyshimet për përfshirjen në një aferë korruptive. Paraprakisht mësohet se Giu bënte korrupsion, me një të dënuar për trafik, në këmbim të parave, për lehtësimin e situatës ligjore ku ndodhej. Prokurori tentoi ta lehtësojë akuzën nga trafik në moskallëzim krimi. Njëkohësisht në Shkodër u arrestuan edhe dy vëllezërit Aleks dhe Paulin Shpori, të cilët dyshohen se i dhanë paratë prokurorit. Që prej vitit 2008, Giu punon si prokuror në qytetin e Krujës, por tashmë do të duhet të përballet me akuzat e shpërdorimit të detyrës. Giu ka hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme, ndër të cilat edhe të njerëzve të rëndësishëm në politikë. Giu ka qenë ish-prokuror i çështjes së Azem Hajdarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës/ Gerta Heta: Falenderimi i një nëne
“Foto e natës”/ Kuvend, demokratët rrethojnë Ballën, Tahiri ngrihet në këmbë »
Article Logic
Execution time: 0.026120901107788
array(1) { ["section"]=> string(104) "arrestohet-prokurori-haxhi-giu-per-korrupsion-iu-gjeten-29-mije-euro-ja-momenti-i-prangosjes-video-26839" }