Arrestohet Stresi në shkollën Petro Nini teksa shkonte për të votuar, flet menaxheri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:03 21-06-2015 Arrestohet Stresi në shkollën Petro Nini teksa shkonte për të votuar, flet menaxheri Stresi, me miqte pak para votimit

Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi është arrestuar nga policia në shkollën Petro Nini Luarasi teksa kishte shkuar për të votuar.

Arsyeja e shoqërimit të tij nga policia është që këngëtari kishte probleme me ligjin pasi ishte shpallur në kërkim pas arratisjes nga burgu që solli edhe shkarkimin e disa policëve. Stresi është çuar në komisariat për t’iu nënshtruar verifikimit nëse është ende në kërkim apo jo. Ndërkaq ka folur edhe menaxheri i këngëtarit duke pohuar se ky arrestim ka prapavijë politike dukeqenëse Stresi mbështet të djathtët dhe, edhe më herët ka deklaruar se "nuk kthehet në Shqipëri pa ikur qeveria Rama".

Arkimed Lushaj disa orë më parë postoi nga rrjetet sociale foto me dy gishtat lart, duke shprehur kështu hapur mbështetjen e tij për PD-në.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020868062973022
array(1) { ["section"]=> string(89) "arrestohet-stresi-ne-shkollen-petro-nini-teksa-shkonte-per-te-votuar-flet-menaxheri-14222" }