Arrestohet sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema akuzohet për shantazh

Publikuar tek: sport, më 11:06 04-11-2015 Arrestohet sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema akuzohet për shantazh

Sulmuesi i klubit spanjoll të Real Madridit, Karim Benzema është arrestuar nga policia franceze lidhur me komplotin për të shantazhuar futbollistin e Lyon, Mathieu Valbuena.

Rasti po hetohet që prej muajt korrik dhe Benzema akuzohet se së bashku me ish-sulmuesin e Liverpool, Djibril Cisse kanë shantazhuar Valbuena-n lidhur me një kastë me përmbajtje seksuale.

Benzema dhe Cisse i kanë bërë presion të vazhdueshëm futbollistit të Kombëtares Franceze, ndërsa çdo gjë pritet të zbardhet tashmë nga policia.

Nuk është hera e parë që Benzema ka probleme me policinë. Ai është arrestuar më parë për shkak se ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur, apo rasti i disa kohëve më parë ku së bashku me disa lojtarë të tjerë francezë janë akuzuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të mitrua. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050702095031738
array(1) { ["section"]=> string(75) "arrestohet-sulmuesi-i-real-madrid-karim-benzema-akuzohet-per-shantazh-24629" }