Arrigo Saki takon trajnerët e kombëtareve: 3 pikat ku duhet të bazohet puna me të rinjtë

Publikuar tek: sport, më 17:13 07-11-2015 Arrigo Saki takon trajnerët e kombëtareve: 3 pikat ku duhet të bazohet puna me të rinjtë

Një prej personaliteteve më të mëdha në botën e trajningut modern, i mirënjohuri Arrigo Saki, ka takuar sot paradite në kryeqytet, trajnerët e ekipeve kombëtare të Shqipërisë.

Ish-trajneri i suksesshëm i Milanit dhe kombëtares italiane, ka folur me Xhani De Biazin, Redi Jupin, Altin Rrakllin, Arjan Bellain, Nevil Deden, Vasillaq Zërin etj, në lidhje me punën e kryer deri më tani, problematikën që ka futbolli ynë. Ai ka vlerësuar arritjet e futbollit shqiptar, gjatë kësaj periudhe dhe ka folur edhe për eksperiencën e tij në trajning.

Më tej ai është përqëndruar në tre pika kryesore: A. Në mënyrën e organizimit të ekipeve italiane të moshave, e cila sot nga 16 vjeç ka shkuar në 14. B. Në filozofinë e futbollit të moshave. C. Në mënyrën se si organizohet stërvitja me ta.

Të pranishëm në këtë takim mjaft interesant, kanë qenë edhe Zv/Ministri i Sporteve, Rauf Dimraj, si edhe përfaqësuesit e Sektorit të Edukimit në FSHF, Astrit Maçi dhe Alban Tafaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana, fitore e lehtë ndaj Tërbunit
Miqësorja Shqipëri-Gjeorgji, FSHF nxjerr në shitje biletat »
Article Logic
Execution time: 0.020733118057251
array(1) { ["section"]=> string(93) "arrigo-saki-takon-trajneret-e-kombetareve-3-pikat-ku-duhet-te-bazohet-puna-me-te-rinjte-24902" }