Arrihet konsensusi për dekriminalizimin, Balla: Kemi një draft. Bylykbashi: Falë presionit të opozitës

Publikuar tek: politike, më 19:26 03-03-2016 Arrihet konsensusi për dekriminalizimin, Balla: Kemi një draft. Bylykbashi: Falë presionit të opozitës

Negociatat mes Oerd Bylykbashit dhe Taulant Ballës për formularin e vetëdeklarimit dhe disa akte nënligjore lidhur me dekriminalizimin, janë mbyllur sor rreth orës 20:00, pak çaste pasi zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, mbylli fjalimin në Parlamentin shqiptar. Gjatë deklaratës për media deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se është arritur marrëveshja me opozitën për aktet nënligjore të dekriminalizimit dhe formularin e vetëdeklarimit. Arritjen e një drafti me aktet nënligjore e ka konfirmuar edhe deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi, i cili u shpreh se marrëveshja u arrit falë presionit të opozitës.

Oerd Bylykbashi:

"Ishte gjithë kjo javë e fundit që nuk pati vullnet nga ana e maxhorancës, megjithatë për shkak të presionit nga ana e opozitës jemi drejt fundit. Ka edhe pak çështje që po punohet për t’i zgjidhur dhe me vullnet do të kapërcehet. Për t’i dhënë në zgjidhje finale dhe të plotë akteve nënligjiore. Deri nesër do kemi arritur zgjidhjen. Unë pres nesër të kemi një përmbyllje të këtij procesi, sigurisht që mbeten të hapura çështje si largimi me ligj i deputetëve që plagosin dhe vrasin me amrë. Nesër do të diskutojmë pikërisht aktet se jemi në fund të afateve".

Taulant Balla:

"Nuk ka nevojë për tym të bardhë dhe tym të zi nëse nga kolegët e PD-së i gjithë ai konsensus i arritur për ligjin do kishte vlejtur në një përkthim edhe për ligjin se bashku me gjithë ato shtojcat e tij.

Besoj se kemi arritur në një draft dhe nuk do të ketë nevojë për negociatat të tjera, por nesër në Kuvend të kemi zbardhur gjthë dokumentacionin. Kemi rënë dakort për të gjitha, kërkohet edhe një reflektim dhe mendim për ato që është dakortësuar nga kolegët e PD-së.

Ne e kemi mbyllur, kemi rënë dakort edhe për çështjen e formularit, dhe gjithçka që thuhet nuk është e vërtetë. Ajo që është e rëndësishme që aktet nënligjore t’i mbyllim nesër në seancën në Kuvend".

Ilir Meta: E kemi zakon, konsensusin e lemë për në minutat e fundit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se palët kanë arritur konsensusin dhe parlamenti do të miratojë në seancën e së premtes aktet nënligjore për zbatimin në mënyrë të plotë të ligjit për dekriminalizimin.

“Konsensusi pothuajse është arritur mes palëve, nesër do të miratojmë në parlament aktet nënligjore. Kemi dhe një afat kohor, ky ligj duhet të hyjë në fuqi dhe të fillojë zbatimin e tij në mënyrë të plotë. Do t’i ftoja të gjithë të bashkojmë forcat për të ecur më shpejt në të gjitha reformat kryesore, sidomos atë të drejtësisë dhe njëkohësisht, për të patur një frymë me konstruktive, respekt ndaj njëri-tjetrit. Por duke vënë në plan të parë interesat e qytetarëve tanë. Të mos zhvendosim debatin nga një detyrim imediate, që kuvendi ka në çështje të tjera. Kuvendi ka për detyrë të respektojë afatet dhe detyrimet e tij në zbatim të këtij ligji. Unë besoj se konsensusi është arritur dhe nëse ka ndonjë vendim të ndryshëm për ndonjë çështje që nuk është aspak thelbësore, unë besoj se kemi kohë deri nesër paradite për përmbylljen e këtij procesi”, tha Meta.

I pyetur nëse vizita e përfaqësueses së lartë të BE-së ndikoi në arritjen e konsensusit, Meta tha: “Kemi një zakon që mirëkuptimin dhe konsensusin e lemë për në minutat e fundit. Padyshim që edhe vizita e përfaqësues së lartë të Be-së shpresoj të ketë sjellë impulse me pozitive.”


Më herët, gjatë një prononcimi të shkurtër për media, deputeti i Patrisë Demorkatike, Oerd Bylykbashi u shpreh se ende nuk është rënë dakort për të gjitha pikat, siç u raportua më parë, por mbeten për tu diskutuar edhe 2-3 çëeshtje.

Mësohet se një nga pikat ku kanë ngecur negociatat është deklarimi i emrave të përdorur më parë. Partia Demokratike kërkon që cilido që do përfshihet në procesin e vetëdeklarimit të përfshijë edhe emrin që mund të ketë përdorur më herët në shtete të tjera që sipas PD-së do të heltësonte hetimin.

Partia Socialiste ka vendosur që në “raundin” e fundit të zëvendësojë Taulant Ballën duke vendosur si negociator Artan Gaçin.

Pyetësori i PD-së për vetëdeklarimin është më i detajuar se variant i PS-së. Fleta përmban 11 pyetje dhe kërkon nga deputetët të përgjigjen nëse janë arrestuar ndonjëherë e nëse po, brenda apo jashtë Shqipërisë. Ndërsa pyetja tjetër është nëse deputetët janë proceduar ndodnjëherë penalisht.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë të shkurtër jashtë Parlamentit u shpreh se Partia Socialiste kërkon të fshehë emrat duke thënë se janë deputetët e kriminalizuar që pengojnë negociatat.

“Këtë nuk e pranon krimi, Bushët Rroshtë, Prengët me shokë. Dje shkoi tek Bushi për ti marrë mendim për formularët. Kusarët nuk duan të bëhet dekusarizimi i parlamentit. Ata po bllokojnë parlamentin nuk miratojnë një formular me kërkesa. Nuk kanë arritur negociata se nuk të lë krimi. Ne nuk lëshojmë pe, pse ka frikë nga emrat kë po fsheh maxhoranca?”, tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mogherini mbërrin në Tiranë, takohet me Metën
Mogherini shkund politikën: “Drejtësia” hap dyert e anëtarësimit, ka interesa më të rëndësishme se partitë tuaja »
Article Logic
Execution time: 0.020378112792969
array(1) { ["section"]=> string(104) "arrihet-konsensusi-per-dekriminalizimin-balla-kemi-nje-draft-bylykbashi-fale-presionit-te-opozites-34147" }