Arrihet marrëveshja, Bashkimi Europian i jep fund “roaming”

Publikuar tek: ekonomi, më 19:13 30-06-2015 Arrihet marrëveshja, Bashkimi Europian i jep fund “roaming”

Komisioni Europian, Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare për hequr pagesat për roaming në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian.

Sipas marrëveshjes së arritur, pagesat për roaming do të pushojnë së ekzistuari në BE qe nga 15 qershori i vitit 2017. Konsumatorët do të paguajnë të njëjtin çmim për thirrje, mesazhe dhe të dhëna telefonike kudo që ata të udhëtojnë në BE.

Rregullat e forta të neutralitetit të rrjetit mbrojnë të drejtën e çdo europiani për të pasur qasje të barabartë në internet. Këto masa do të kompletohen nga një rishikim ambicioz i rregullave të Telekomit të BE-së në vitin 2016.

Kjo marrëveshje është përshëndetur nga zyrtarët europianë, të cilët janë shprehur se zëri i qytetarëve të BE-së është dëgjuar.

Bashkimi Europian prej vitesh është munduar të ulë tarifat roaming midis shteteve dhe krahasuar me vitin 2007, sot tarifat janë 91% më lirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027735948562622
array(1) { ["section"]=> string(62) "arrihet-marreveshja-bashkimi-europian-i-jep-fund-roaming-15017" }