Arrihet marrëveshja Besa - LSDM, Zaev dakort me ndryshimet kushtetuese. Si do jenë pasaportat e shqiptarëve në Maqedoni (Detajet)

Publikuar tek: rajon, më 20:06 11-01-2019 Arrihet marrëveshja Besa - LSDM, Zaev dakort me ndryshimet kushtetuese. Si do jenë pasaportat e shqiptarëve në Maqedoni (Detajet)

Partia shqiptare në Maqedoni, Lëvizja Besa e kryesuar nga Bilall Kasami, arrin një marrëveshje të rëndësishme me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Në Ligjin kushtetues maqedonas, tashmë nuk do të radhiten më përcaktimet e shtetësisë.

Pra emërtimi i shtetësisë maqedonas nuk do të jetë më si sllavo-maqedonas, por shqiptarët /e Maqedonisë.

Për shtetasit maqedonas do të vlejë emërtimi ‘makedonsko’, ndërsa për shqiptarët do të vlejë emërtimi shqiptarët e Maqedonisë.

Në parlamentin maqedonas, ku nënkryetari i saj është Talat Xhaferri që vjen nga radhët e përfaqësisë shqiptare në Maqedoni, është vendosur që me ligj të rregullohet çështja e identifikimit të përkatësisë etnike në letërnjoftime, grafa dhe pashaporta.

Ndërkohë që për diasporën e shqiptarëve të Maqedonisë do të pranohet amendamenti që të radhiten në bashkësitë përkatëse etnike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025871992111206
array(1) { ["section"]=> string(130) "arrihet-marreveshja-besa-lsdm-zaev-dakort-me-ndryshimet-kushtetuese-si-do-jene-pasaportat-e-shqiptareve-ne-maqedoni-detajet-148408" }