Arrihet marrëveshja e menaxhimit ndërkufitar të ujrave, Panariti takon homologun e tij malazez

Publikuar tek: politike, më 15:51 22-03-2016 Arrihet marrëveshja e menaxhimit ndërkufitar të ujrave, Panariti takon homologun e tij malazez

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka zhvilluar sot paradite në Podgoricë një takim me homologun e tij malazez Petar Ivanović.

Në këtë takim u diskutua për marrëdheniet mes dy vendeve dhe vullneti për t'i thelluar më shumë.

Të dy palet ranë dakort që marrëveshja e menaxhimit ndërkufitar të ujrave të nënshkruhet gjatë ardhjes se Ministrit malazez në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe të organizohen takime të regullta midis dy vendeve në fushën e administrimit më efiçent të ujërave.

Gjithashtu diskutuan për një marrëveshje për menaxhim të integruar të pikave të kontrollit kufitar, duke filluar me njohjen reciproke të çertifikatave fitosanitare dhe veterinare dhe për nevojën në rritje të këmbimit të eksperiencave në nivel akademik.

Panariti dhe Ivanovic gjithashtu ranë dakord për bashkëpunim në fushën e sigurisë ushqimore, për kontrollin e mbetjeve dhe njoftimit reciprok të vendeve respektive për analizat ushqimore të produkteve që levizin në të dyja anët e kufirit.

Ministri Panariti theksoi gjithashtu fakti se përvoja e Malit të Zi në përmbushjen e kushteve për integrimin europian, do të shërbejë si pikë referimi sidomos përsa i përket kapitujve 11, 12 dhe 13.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama mesazh plot forcë pas sulmeve: Bombat do ta ringrenë Europën
Miliarderja e Roskovecit, pasuria e çmendur e kryebashkiakes »
Article Logic
Execution time: 0.022552013397217
array(1) { ["section"]=> string(99) "arrihet-marreveshja-e-menaxhimit-nderkufitar-te-ujrave-panariti-takon-homologun-e-tij-malazez-35735" }