Arrihet marrëveshja me Greqinë, ky do të jetë emri i ri i Maqedonisë

Publikuar tek: rajon, më 20:06 12-06-2018 Arrihet marrëveshja me Greqinë, ky do të jetë emri i ri i Maqedonisë

Është arritur më në fund marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë.

Athina dhe Shkupi kanë rënë dakort që nga sot ish-republika Jugosllave të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Emri zyrtar i Maqedonisë deri më sot ka qenë Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM).

Emri i ri në anglisht dhe maqedonisht është Republic of North Macedonia, dhe Severna Makedonija.

Dy kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev i janë drejtuar kombit me nga një mesazh.

“Arritëm një marrëveshje historike me Greqinë. Kjo është një ditë e mirë për Maqedoninë. Me këtë marrëveshje kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë”, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Ndërsa kryeministri grek Alexis Tsipras tha: “Arritëm marrëveshjen me Zoran Zaev. Fqinjët tanë do të njihen nga 140 shtete si Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia sekueston drogë me vlerë 300 mijë euro, arrestohet 42 vjeçari shqiptar
E RËNDË/ Makina shpërthen në flakë, vdes 22 vjeçarja shqiptare (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0042681694030762
array(1) { ["section"]=> string(74) "arrihet-marreveshja-me-greqine-ky-do-te-jete-emri-i-ri-i-maqedonise-124145" }