Arrihet marrëveshja, në Kosovë fillon ndërtimi i TEC-it me vlerë 1.3 miliardë euro

Publikuar tek: ekonomi, më 18:22 20-12-2017 Arrihet marrëveshja, në Kosovë fillon ndërtimi i TEC-it me vlerë 1.3 miliardë euro

Qeveria e Kosovës dhe kompania amerikane “Contour Global”‘, nënshkruan sot marrëveshjen për Termocentralin “Kosova e Re”, me vlerë 1.3 miliardë euro.

Në ceremoni morën pjesë Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Greg Delawie, ministri i Zhvillimit Ekonomik e udhëheqës i Komitetit Drejtues të Projektit, Valdrin Lluka, nga “Countur Global” Joseph Brandt dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë e të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Thaçi theksoi se “marrëveshja siguron pavarësi energjetike dhe zgjidhë përfundimisht një problem qenësor për Kosovën”.

Ky termocentral energjetik, sipas presidentit Thaçi, jo vetëm që stabilizon sektorin e energjisë, por i jep edhe energji të re zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Kjo kontratë paraqet investimin më të madh privat në historinë e Kosovës dhe kontribuon në rritjen ekonomike. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe vazhdimësi e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai tha se nuk mund të ketë tregues më domethënës për pozicionimin e Kosovës si destinacion për investime, se kjo marrëveshje e sotme, e cila përfshin rreth 1.3 miliardë euro investime.

“Investimet e huaja direkte po shënojnë suksese të reja, të cilat përkthehen në ndikim pozitiv dhe nxisin krijimin e vendeve të reja të punës. Vlen të theksohet se vetëm gjatë fazës së implementimit të këtij projekti, do të krijohen rreth 10 mijë vende të reja të punës. Këto suksese janë rezultat i punës së palodhshme dhe insistuese të institucioneve të Kosovës për të përmirësuar klimën e investimeve. Ky progres, Kosovës i konfirmohet edhe nga matës të ndryshëm ndërkombëtarë të ekonomive globale”, ka thënë ai, shkruan AtA.

Presidenti Thaçi ka thënë se përveç që e zgjidhim një problem të ndjeshëm për vendin tonë, me këtë investim po dërgojmë edhe sinjale të qarta në botë se jemi vend me potenciale dhe shtet që ofron siguri për investime.

Me të filluar operimin, Thaçi tha se termocentrali “Kosova e Re” pritet të ketë një jetëgjatësi prej 40 vjetësh.

“Ky planifikim afatgjatë do t’i mundësojë shoqërisë sonë të projektojë një të ardhme prosperuese për gjeneratat që vijnë.

Dhe kjo periudhë jo vetëm që do të kontribuojë në qëndrueshmërinë furnizuese, por edhe do të garantojë pavarësi nga çmimet rajonale të energjisë, prej të cilave Kosova nuk do të varet në të ardhmen”, ka thënë ai.

Gjatë këtyre dekadave, i pari i vendit ka thënë se institucionet do të kenë kohë të mjaftueshme të krijojnë kapacitete të reja prodhuese të bazuara në burime të energjisë së ripërtëritshme.

Ai tha se kjo marrëveshje historike, e cila po bëhet në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, e çon Kosovën me hapa të sigurt drejt pavarësisë energjetike.

Kryeministri Haradinaj përshëndeti të pranishmit duke thënë se ky është një prej investimeve më të mëdha në Republikën e Kosovës që nga paslufta, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023183107376099
array(1) { ["section"]=> string(88) "arrihet-marreveshja-ne-kosove-fillon-ndertimi-i-tec-it-me-vlere-1-3-miliarde-euro-103779" }