Arrihet marrëveshja për Komisionin e Reformës në Drejtësi, Lu dhe Vlahutin negociata në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 10:12 13-07-2015 Arrihet marrëveshja për Komisionin e Reformës në Drejtësi, Lu dhe Vlahutin negociata në Kuvend Romana Vlahutin dhe Donald Lu

Arrihet marrëveshja pozitë-opozitë për Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë dhe Romana Vlahutin ambasadore e BE-së, kanë qenë sot në Kuvend për të kryer negociatat që kanë përfunduar me pjesëmarrjen e opozitës në këtë komision me numër të barabartë anëtarësh dhe ku vota e kryetarit do të ketë rol më të madh, në raste të caktuara ku do kërkohet votimi.

Komisioni do të ketë 10 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 5 nga opozita.

“Kemi patur një takim me Z.Halimi sot dhe kemi rënë dakord që komisioni I posaçëm për reformën në drejtësi të përbëhet nga 10 anëtarë dhe kryetari. Besoj se është shumë positive që dhe opozita bëhet pjesë e këtij komisioni që ka në focus një nga reformat më të rëndësishme të vendit’’, tha Fatmir Xhafa.

Kurse Eduard Halimi falenderoi ndërkombëtarët që sipas tij ‘’bënë të mundur arritjen e kësaj marrëveshje’’.

“Doja të falenderoja partnerët ndërkombëtarë që bënë të mundur arritjen e një marrëveshje të tillë. U ra dakord që do jetë paritar dhe përjashtimisht kryetari do ketë një votë, duble-vote.Ne u dakordësuam për të vijuar më tej se është reformë shumë e rëndësishme”, tha Halimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elisa Spiropali: Pengu im, që s’mora Naltën në fushatë
Schulz: Debatet mes partive politike jo në Strasburg, bëni reformën në drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.018396139144897
array(1) { ["section"]=> string(99) "arrihet-marreveshja-per-komisionin-e-reformes-ne-drejtesi-lu-dhe-vlahutin-negociata-ne-kuvend-16036" }