Arsimi i lartë në Shqipëri, deklarata e fortë e Mark Markut: Për herë të parë po ndodh kriminalizimi i Universiteteve

Publikuar tek: aktualitet, më 19:27 14-02-2018 Arsimi i lartë në Shqipëri, deklarata e fortë e Mark Markut: Për herë të parë po ndodh kriminalizimi i Universiteteve

Profesori në Universitetin e Tiranës Mark Marku, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, foli për debatin e kryeministrit Edi Rama me senatin e Universitetit të Tiranës për debatin mbi reformën e arsimit të lartë, dhe pagat e vonuara. 

Sipas Markut ky ligj është i pazbatueshëm, pasi nuk zbatohet asnjë akt nënligjor.

 

“Nuk është problem vetëm për vonesën e pagave, por ka dhe probleme të tjera për universitetin. Ligji është i paaplikueshëm. Një ligj bëhet i zbatueshëm përmes akteve nënligjore, por aktet nënligjore nuk kanë dalë akoma. Kryeministri thotë që unë nuk kam përgjegjësi, por kjo është paaftësi totale”- u shpreh Marku.

Sakaq, Marku shprehet se në universitete po ndodh kriminalizimi për herë të parë, ashtu si në Parlament.

“Por i themi mos bëj aleancë me krimin. Është bërë një tender para 3 vitesh dhe nuk është pyetur fakulteti fare. Ishte tender rreht 1 milion euro dhe nuk janë pak për një universitet. Tenderi ishte i tmerrshëm, pasi nuk është bërë as rikonstruksion dhe as gjë tjetër. Qeveria ka përgjegjësi”- është shprehur Marku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Telekom Albania reagon për skandalin: AKEP të konsultohet menjëherë me palët, vendimi dëmton kompaniën dhe abonentët
Arrestohet bashkë me dy shokët nipi i shefit të Krimeve, bënin kërdinë me vjedhje në Mirditë »
Article Logic
Execution time: 0.0046930313110352
array(1) { ["section"]=> string(122) "arsimi-i-larte-ne-shqiperi-deklarata-e-forte-e-mark-markut-per-here-te-pare-po-ndodh-kriminalizimi-i-universiteteve-110261" }