ARSIMI/ Vlahutin: Integrimi në BE kërkon reforma, Nikolla: Rankimi i universiteteve në shkurt

Publikuar tek: politike, më 12:29 23-01-2015 ARSIMI/ Vlahutin: Integrimi në BE kërkon reforma, Nikolla: Rankimi i universiteteve në shkurt Romana Vlahutin

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin tha sot se integrimi në BE ka kërkesa të larta dhe kërkon reforma në arsim. Kjo deklaratë nga ambasadorja u bë gjatë takimit me studentët për programin ‘’ERASMUS”, një program i edukimit të studentëve, kërkuesve shkencorë e pedagogëve në vendet e BE-së.

Sipas Vlahutinit, qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje për arsimimin, duke u përkushtuar më shumë tek reformat e nevojshme. “Shqipëria është një nga vendet kryesore në këtë program’’, ka komentuar Vlahutini.

Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla ka siguruar studentët e pranishëm se në shumë shpejt do të nisë puna me akreditimin dhe listimin e universiteve publike e private sipas cilësive. “Në fund të janarit, fillim të shkurtit do të ketë përmirësime cilësore në universitet. Agjencia britanike që do të akreditojë dhe rankojë universitetet publike dhe private, duke mundësuar një eksperiencë të re për agjencinë tonë të akredimit”, ka theksuar Nikolla.

Të pranishëm në këtë takim me studentët ishin edhe ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha dhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, ku u prezantua edhe një projekt për të rinjtë në lidhje me hoteleri-turizmin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Haxhinasto: Test psiko-fizik kandidatëve për patenta
Mblidhet Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, mungon opozita »
Article Logic
Execution time: 0.0040409564971924
array(1) { ["section"]=> string(94) "arsimi-vlahutin-integrimi-ne-be-kerkon-reforma-nikolla-rankimi-i-universiteteve-ne-shkurt-1273" }