Arsyeja e vërtetë pse u largua ministri i Financave Shkëlqim Cani, sipas Berishës

Publikuar tek: politike, më 15:41 16-02-2016 Arsyeja e vërtetë pse u largua ministri i Financave Shkëlqim Cani, sipas Berishës

Largimi i ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe zëvendësimi i tij nga Arben Ahmetaj, nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha thotë se asyeja e vërtetë e largimit të Canit nuk është falimentimi që i bëri financave të vendit, “por se kundrështoi t’i japi Ramës nëpërmjet Olsit 140 milionë euro me koncensionin e TVSH”.

Ndërsa për Ahmetajn, Berisha bën një historik të shkurtër:

“Ahmetaj vjen në financa, peër të cilat ka zero njohuri, por ka marrë përsipër ti japi Ramëes, nëepeërmjet vellait teë tij Olsi, 140 milionë euro me koncensionin e TVSH dhe liçencat e Kazinove!

Tre vjet më parë, Ahmetaj president i kompanise "Hermes" që i kishte qytetarëve shqiptarë 15 milionë euro impulse në Telekom, por që mbylli dosjen me ryshfete 2 milionë euro, për habinë e të gjitheëve u emëerua superministër i kabinetit ë "aleancës së qelbësirave"!

Ahmetaj, i pyetur nga një njeri shumë afër tij, se si ka mundësi që nga mësues anglishteje i arratisur nga vendi për shkak të ndjekjes penale u ngjit kaq lartë, Ahmetaj u pergjigj: "Unë u emërova sepse e paguaj më shumë se kushdo tjetër Edi Ramën".

Bashkëpunëtor të ngushtë të Ramës tregojnë se Arbeni pas çdo pakoje me euro që dorëzon tek Rama, thote vetëm një fjali: "Më shfrytëzo, shef, më përdor mos më kursë"!!

Kurse Milva, pasi organizoi për Ramën me Beqën vjedhjen e 320 milionë eurove koncensione në ministrinë e shëndetësisë, vjen për të vazhduar besnikërisht veprën e Ahmetajt në ministrinë e Ekonomisë, për ta varrosur përfundimisht ekonominë shqiptare”, përfundon Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas reagimit të Veliajt, nënkryetari Mazniku jep detaje për ndërtimin te Liqeni
Stafi i Byrosë së Hetimit do testohet me “makinën e së vërtetës” »
Article Logic
Execution time: 0.026439905166626
array(1) { ["section"]=> string(86) "arsyeja-e-vertete-pse-u-largua-ministri-i-financave-shkelqim-cani-sipas-berishes-32738" }