Arta Bajrami e ashpër me Elhaidën: Ishte skandaloze

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:32 20-05-2015

Është një këngëtare e cila luan dhe këndon me ritmet komerciale por ka patur guximin të jetë kritike mbi një performancë të nivelit europian, ashtu sikurse ishte ajo e Elhaida Danit mbrëmë në skenën e madhe të Eurovizion-it. Bëhet fjalë për Arta Bajramin e cila e ka uruar Elhaidën për kualifikimin në finale por ka pohuar se performanca e saj në fakt ishte skandaloze. Arta thotë se nuk dyshon në aftësitë vokale të Elhaidës por mbëmë nuk e ka“njohur” duke shtuar se notat e sipërme këngëtarja jonë nuk i kapi dot.

“ Urime nga zemra Elhaida Dani-t shkuarjen në finale! Gëzim i madh me pa shqiponjën duke valu në mes të Vienës. POR, gjërat duhet të thuhen ashtu siq jan dhe nuk duhet të kemi frik nga vetkritika. Nuk dëgjova ndonjë media apo kritik muzikor të flas realisht për performancën e Elhaida-s mbrëmë që për mendimin tim ishte SKANDALOZE.

Nuk dyshoj në aftësitë vokale te saj ( sepse nuk fitohet The Voice of Italy pa patur zë fantastik) por sigurisht emocionet bëjnë të veten. Por gjykuar nga performanca 3 minutëshe mbrëmë ( sepse ata 3 minuta jan gjithqka në këtë kompeticion) mund të them se u zhgënjeva dhe sikur nuk e njoha Elhaidën. Jo vetëm ato notat e larta nga fundi i këngës nuk arriti ti kap si duhet por mbrëmë edhe notat e ulëta i ka kënduar komplet me distonim.

Shpresoj shum që të shtunën mos të ket emocione dhe ta këndoj dinjitetshëm këngën e saj (tani që veq e ka kaluar tremën e asaj që këndimi në një eveniment kaq të madh mund të imponohet) sepse do ishte shumë gjynaf që një zë i tillë të rrënohet nga emocionet.

Suksese të shtunën! Ta përkrahim të gjithë kudo që jemi me votën tonë.

Arta Bajrami”, ka shkruar këngëtarja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erla Mëhilli: Si ka mundësi patenta e Getoar Selimit mbërrin si foto në TV?????
Një teze si Valbona Selimllari »
Article Logic
Execution time: 0.021161794662476
array(1) { ["section"]=> string(56) "arta-bajrami-e-ashper-me-elhaiden-ishte-skandaloze-11584" }