Arta Dade çon në Prokurori punonjësit e Ministrisë së Mjedisit, lejuan masakrën në Shelegur

Publikuar tek: politike, më 22:17 07-01-2016 Arta Dade çon në Prokurori punonjësit e Ministrisë së Mjedisit, lejuan masakrën në Shelegur

Deputetja e qarkut të Korçës, që mbulon zonën e Ersekës, zonja Arta Dade deklaroi dje në Fiks fare se pamjet filmike të transmetuara në këtë emision tre diët më parë do t’I çojë në prokurroi ku do të ngrejë një padi penale për të gjithë punonjësit e adminsitratës së pyjeve dhe të minsitrisë së mjedisit që lejuan këtë masakër në zonën e mbrojtur të Shelegurit.

Dade tha se kishte muaj që paralajmëronte institucionet përkatëse për këtë masakër që po ndodhte në këtë zonë të mbrojtur me një vendim të këshillit të ministrave.

Dade tregoi se në muajin dhjetor ishte parashikaur të dilte në ankand një parcelë e pyjeve të Shelegurit.

Anëtarët socialistë të Këshillit bashkiak të Kolonjës bashkë me kryetarin e këshillit I kishin drejtuar një letër ministrit të mjedisit, OSBE, ministrit të brendshëm dhe drejtorisë pyjore që të anullohet ankandi.

Pasi u sensibilizuan të gjitha këto institucione, ankandi u anullua, por ndërkohë sharrat në mënyrë të paligjshme kanë shaktëruar këtë pasuri natyrore.

Depuetja Dade akuzon direkt sekretarin e përgjthshëm të minsitrisë së mjedisit, si personi që ka përgjegjësi dhe dijeni për këtë masakër që po bëhet në pyjet e Shelegurit.

Dade- Njehere ne rradhe te pare deshiroj t'ju falenderoj fiksin dhe Top Channel, sepse sensibilizimi qe ju keni bere , lidhur me mbrojtjen e pyjeve , ne menyre te veçante ne Bashkine e Kolonjes , padyshim qe eshte ne linje me perpjekjet e mia si deputete, per te parandaluar masakren qe ne vazhdimesi eshte bere ne keto pasuri natyrore te patjetersueshme qe ka Kolonja . ne menyre qe te jete ne dobi te komunitetit qe banon atje, e cila eshte demtuar. dhe eshte demtuar sigurisht ne menyre te paligjshme , qe une ndoqa permes emisionit tuaj. Sigurisht qe me ka tronditur edhe si deputete , sepse ka rreth nje muaj qe une jam marr me kete problem , nisur nga shqetesimi qe kane qytetaret e Kolonjes dhe dua ti falenderoj ata , te cilet me sinjalizuan qe kjo parcel ishte dhene me ankand per tu prere nga autoritetet shteterore , madje ishin caktuar edhe ata qe do e fitonin ankandin. Me sinjalizimin e qytetareve une alarmova autoritetet me te larta te shtetit, ne rradhe te pare zv kryeministrin Niko Peleshi , gjithashtu ministrin e brendshem , se dihet qe policia ka nje rol per te luajtur ne mbrojtjen e pyjeve dhe parandalimin e abuzivizve dhe sidomos kur trasporti i lendeve drusore , behet ne mes te rruges nacionale , behet ne mes te dites.gjithashtu kam njoftuar kryetarin e komisionit per ceshtjet dhe veprimtarite prodhuese z. Shalsi. prandaj une mendova qe te vij sot ketu , te marr komplet filmimet qe juve keni bere dhe dua t'ju falenderoj sepse eshte shume e dukshme dhe nuk ka asnje justifikim , ajo çka ju keni filmuar per pergjegjesit kryesor. besoj se pergjegjesit kryesorë duhet të fillojnë nga ministria e mjedisit, përkatësisht edhe sekretri i përgjithshëm, i cili është në dijeni të këtyre gjërave, sepse për fat është djalë që ka lindur dhe është rritur atje në KOlonjë, është nga ajo zonë.Ai është në dijeni të gjithë masakrës që bëhet.Ndërkohë, këshilltarët socialistë dhe kryetari i bashkisë kanë dërguar një letër me këtë shqetësim pranë kryeminsitrit, pranë kryetarit të parlamentit, pranë OSBE, pranë Bankës Botërore, pranë meje si deputete, , pranë ministrit të brendshëm, pranë të gjtihë strukturave ligjszbatuese dhe shtetërore lidhur me pyjet. dhe i është kthyer një përgjigje nga zyra e kryeministrit e cila lë për të dëshiruar sepse letra është dërguar nga një institucion i zgjedhur zyrtar, nga kryetari i këshillit të bashkisë, ëhstë firmosur shkresa nga shumica e këshillit bashkiak dhe kthehet një përgjigje sikur është një shoqatë që e ngre këtë shqetësim.

Unë tani në shkëmbim të cd që do të më jepni dhe filmimeve që keni bërë do t'ju vë në dispozicion letrën e kryetarit të këhsillit dhe të këshilltarëve të tjerë të bashksië Kolonjë dhe përgjigjen që kanë marrë nga zyra e kryeminsitrit për shqetësimet e qytetarëve. Kryetari i ëkshillit bashkiak është trajtuar si një qytetar i thjeshtë. dhe po të dëhsironi mesazhet e mia nuk janë sekrete. unë i kam ende në celularin tim që kam vajtur pozacërisht për këtë cështje në datën 8 dhe 9 dhjetor 2015 në Kolonjë dhe kam komunikuar deri në orën 1 pas mesnate me të gjitha autoritetet shtetërore për të penguar ankandin, gjë e cila funskionoi,sespse sikurse thashë u morën masat dhe u anullua ankandi.Por këto firma që njihen mjaft mirë nga qytetarët e Kolonjës me sa duket klientela vetëm sa ka ndërruar emërtesë dhe klientela vetëm sa ka ndërruar autoritetet shtetërore sepse vazhdont ë jetë e njëjta klientelë.

Këtë dvd me pamjet e prejreve në Shelegur dua ta dërgoj pranë prokurorisë.Shpresoj dhe uroj fuqishëm që përmes emisioni tuaj është e mjatueshme që prokuroria të nisë çështjen penale.

Unë do të shkoj dhe do të ngre një padi penale për shefin e zyrës atje të drejtorisë pyjore, për nivelin tjetër që është drejtoria e qarkut dhe sigurisht për sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së mjedisit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Finalizohet pa pjesëmarrjen e PD-së, drafti i reformës në drejtësi
Nishani: Reforma në drejtësi po zhvillohet pa mendimin e Presidentit »
Article Logic
Execution time: 0.022541999816895
array(1) { ["section"]=> string(96) "arta-dade-con-ne-prokurori-punonjesit-e-ministrise-se-mjedisit-lejuan-masakren-ne-shelegur-29413" }