Ish-ministrja e Jashmte PS, Arta Dade, ka kritikuar vendimin e kryeministrit Rama, që i delegoi gjithë kompetencat për Punët e Jashtme Gent Cakajt.
E ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' Dade u shpreh se Rama sapo mori dekretin nga Presidenti, mori një copë letër, i vuri vulën dhe ia delegoi Ministrinë Cakajt, ndërsa ai si një fëmijë i bindur i përbetohet se do t'ia shpërblejë.
'Merret dekreti nga Presidenti dhe më pas nëpërmjet një copë letre dhe një vule që e vë vet, thua do tja delegojë këtij tjetrit. Ai duket si një fëmijë i mirë, një nxënës që gëzohet pse mësuesi i vë dorën në qafë. Dhe më pas përbetohet se do tj'a shpërblejë', u shpreh Arta Dade.