Arta Dade: Votimi për kryetarin, e vetmja mënyrë për të fituar sërish zgjedhjet. Berishën dështuam ta dërgonim para drejtësisë

Publikuar tek: politike, më 17:12 19-03-2016 Arta Dade: Votimi për kryetarin, e vetmja mënyrë për të fituar sërish zgjedhjet. Berishën dështuam ta dërgonim para drejtësisë

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade gjatë fjalimit të saj përpara anëtarëve të kongresit ka theksuar se pika e referimit për qeverinë, nuk duhet të jetë e djeshmja. Sipas Dades, Partia Socialiste ka dështuar të çojë përpara drejtësisë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe klientët e tij.

Ajo u ka bërë thirrje delegatëve që të kërkojnë zgjedhje për kryetarin e partisë, sepse kjo është mënyra e vetme që PS të fitojë mandatin e dytë qeverisës.

Pjesë nga fjala e Arta Dades:

Është e udhës të bëjmë një bilanc të përmbushjes së përgjegjësive që shqiptarët na caktuan në zgjedhjet e 2013-ës. Pika jonë e referimit nuk është e djeshmja, sepse ata dhe Berishën, kemi dështuar t’i çojmë përpara drejtësisë, së bashku me klientët e tyre. Shpresoj që këtë ta bëjmë në të ardhmen.

Përtej qëndrave të qyteteve është Shqipëria tjetër, për të cilën duhet të flasim më shumë.

Momenti është po aq i rëndësisëhm për jetën e brendshme të PS. Ky kongres duhet të vendosë nëse PS-ja do të jetë në avantazh, për të respektuar rregullat. Ose të ndryshojmë rregullat ose të krijojmë institucione paralele që nuk ndalin nga vullneti i shumicës.

Ju të nderuar delegatë duhet të kërkoni të gjitha garancitë se ato që ndodhën nga kongresi i fundit deri më sot, nuk do të përsëriten. Kjo është partia që krijuam 25 vjet më parë, që pa asnjë mëdyshje ka rol parësor në demokratizimin e shoqërisë, prandaj nuk mund të bëjëm hapa pas. Le ta nism sot këtë sprovë, të vendosim të hapet gara për mandatin e kryetarit, t’i japim mandatin kryetarit sipas parimit një anëtar, një votë, në mënyrë që PS-a të fitojë një mandat të dytë qeverisës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të gjithë të menduar, përveç Metës (FOTO)
Fjalimi fortë i Mimoza Hafizit në kongres: Partia në Shkodër u la në dorë të aventurierëve, sot janë para drejtësisë »
Article Logic
Execution time: 0.020270109176636
array(1) { ["section"]=> string(129) "arta-dade-votimi-per-kryetarin-e-vetmja-menyre-per-te-fituar-serish-zgjedhjet-berishen-deshtuam-ta-dergonim-para-drejtesise-35520" }