Arta Marku PËRBALLET me opozitën, refuzon të japë përgjigje për çështjet e NXEHTA: Nuk kam tagër

Publikuar tek: aktualitet, më 15:48 11-07-2018 Arta Marku PËRBALLET me opozitën, refuzon të japë përgjigje për çështjet e NXEHTA: Nuk kam tagër

Kryeprokurorja Arta Marku teksa lexoi raportin për analizën vjetore të institucionit që ajo drejton, gjatë përballjes me deputetët e Komisionit të Ligjeve, refuzoi që të përgjigjet për çështjet më thelbësore të cilat ngriti opozita.

Marku shmangu përgjigjen e pyetjes në lidhje me largimin e prokurorëve që po hetonin çështje për ministra dhe deputetë socialistë, pyetje të cilën ia drejtoi Edi Paloka.

"Kushtetuta nuk lejon të japësh shpjegime për çështje në hetim”është përgjigjur kryeprokurorja.

Shumë shkurt është përgjigjur edhe për rastin e emërimeve dhe largimeve nga organi i akuzës së prokurorëve që sipas opozitës janë në shkelje të Kushtetutës pasi ajo nuk ka tagrin ligjor të bëjë veprime të tilla. 

“Kam zbatuar me korrektesë ligjin dhe Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo vendimmarrje kontrollohet nga gjykata dhe secili prokuror mund t’i drejtohet asaj”, u përgjigj Marku.

Sipas Palokës kjo përgjigje ishte tërësisht e pasaktë, pasi sipas tij ligji nuk i jep këtë kompetencë një institucioni që nuk është Kushtetues.

Deputeti demokrat e pyeti kryeprokuroren për rastin e vendosjes në dispozicion të një të akuzuari dhe të dënuari për trafik ndërkombëtar droge në mes të natës dhe lidhur me ekspertizën që lajmëroi Edi Rama duke shpallur falsitetin e videopërgjimit.

“A e keni marrë Ramën për ta pyetur për ekspertizën e deklaruar prej tij?”, pyteti drejtpërdrejt Paloka Markun.

 ‘Nuk kam tagër të di për çështjen’, u përgjigj shkurt Marku.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon në kanal mundi i fermerëve
Shkojnë si turistë, 3 shkodranët grabisin në Korçë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.0044279098510742
array(1) { ["section"]=> string(101) "arta-marku-perballet-me-opoziten-refuzon-te-jape-pergjigje-per-ceshtjet-e-nxehta-nuk-kam-tager-127552" }