Arta Marku raporton, deputetët e PD bëjnë zhurmë: Zoti kryetar a mund të vazhdoj?!

Publikuar tek: aktualitet, më 13:03 11-07-2018 Arta Marku raporton, deputetët e PD bëjnë zhurmë: Zoti kryetar a mund të vazhdoj?! Arta Marku, kryeprokurore

Kryeprokurorja Arta Marku po raporton tani te Komisioni Parlamentar i Ligjeve për analizën vjetore të institucionit të ajo drejton. 

Në sallë janë edhe deputetët e opozitës që pasi kanë dëgjuar për pak Markun të lexojë ato që ka shkruar, kanë nisur të flasin duke shkaktuar zhurmë në sallë. E shqetësuar, Marku ka ndaluar dhe ka pyetur kryetarin e Komisionit Ulsi Manja nëse mund të vazhdojë.

“Zoti kryetar a mund të vazhdoj”, i tha Marku Manjës duke rivendosur disi qetësi. Në raportimin e saj Marku tha se drejtësia penale ka pësuar një reformim të thellë. Vitin që shkoi, siç raportoi Marku, veprimtaria e prokurorisë ka ngjallur diskutime dhe debate të vazhdueshme profesionale nga ana e prokurorëve për ndryshimet e reja.

“Aktualisht e them me bindje të plotë se ka një ndryshim cilësor”, u shpreh ndër të tjera kryeprokurorja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lobimi 150 milion dollarë i PD-së në Amerikë, Departamenti Amerikan i Drejtësië nis hetimet
Arta Marku bën bilancin e 2017-ës: Në hetim disa grupe kriminale, 6 procedime për gjyqtarët, 12 për funksionarët »
Article Logic
Execution time: 0.021559000015259
array(1) { ["section"]=> string(85) "arta-marku-raporton-deputetet-e-pd-bejne-zhurme-zoti-kryetar-a-mund-te-vazhdoj-127542" }