Arta Marku te Krimet e Rënda dhe Apelit, zbardhen pororsitë për prokurorët: Mos kaloni në anarki

Publikuar tek: aktualitet, më 15:43 14-02-2018 Arta Marku te Krimet e Rënda dhe Apelit, zbardhen pororsitë për prokurorët: Mos kaloni në anarki

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku mori pjesë sot në në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Apelit.

Marku ka kërkuar më shumë bashkërendim me institucionet brenda dhe jashtë vendit, sidomos në rastet e hetimeve për organizatat kriminale.

“Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Arta Marku.

Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë.

“Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale. Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë”, tha Marku.

28079946_10212089264208907_442763014_o.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si nëpër filma, grabiten në 4 minuta dy kasafortat e Postës Shqiptare (FOTO)
Gjendet çantë me drogë në një agjenci turistike, një person zbriti nga taksia dhe e la te dera... »
Article Logic
Execution time: 0.01863694190979
array(1) { ["section"]=> string(101) "arta-marku-te-krimet-e-renda-dhe-apelit-zbardhen-pororsite-per-prokuroret-mos-kaloni-ne-anarki-110238" }