Arta Marku ultimatum nga Durrësi: Angazhohuni, grupet kriminale po bëhen më agresiv

Publikuar tek: barometri, më 08:20 09-02-2018 Arta Marku ultimatum nga Durrësi: Angazhohuni, grupet kriminale po bëhen më agresiv

Kryeprokurorja Arta Marku në analizën zhvilluar sot në Prokurorinë e Durrësit ka deklaruar se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të vepres penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprimet korruptive.

Sipas Markut në Durrës po rritet agresiviteti i grupeve kriminale.

Kjo, siç u shpreh me qëllim jo vetëm ndëshkimin e autorit për krimin e kryer por dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e asteve të krijuar prej tyre. Qyteti i Durrësit si një nga qytetet porte të vendit tonë rezulton me shumë pak vepra penale në fushën e kontrabandës, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjislacionin doganor janë të shumta dhe të ndëshkueshme penalisht. Duhet që edhe kryesisht prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në çështjet që hetojnë, duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit qe mund te vijne nga policia e shtetit apo vetë doganat. Konstatohet se ka një ulje të veprave penale kundër jetës, por ka një rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në kryerjen e këtyre veprave penale. Autorët në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre kriminale janë të gatshëm të sakrifikojnë çdokënd që mund të jetë rastësisht në rrezen e tyre të veprimit.

Kjo vjen nga mosndëshkimi, apo ndëshkimi i lehte dhe jo proporcional me krimin e kryer dhe rrezikshmërine e autorit”, u shpreh Marku në mbledhje-analizën nga Durrësi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02868390083313
array(1) { ["section"]=> string(88) "arta-marku-ultimatum-nga-durresi-angazhohuni-grupet-kriminale-po-behen-me-agresiv-109668" }