“Artan Didi u dërgua në Amerikë nga Edi Rama që të mbyllte gojën”, Noka akuza para mediave

Publikuar tek: politike, më 11:29 15-09-2015 “Artan Didi u dërgua në Amerikë nga Edi Rama që të mbyllte gojën”, Noka akuza para mediave Flamur Noka, deputet i PD

PD ka dalë në një deklaratë përmes deputetit të saj Flamur Noka dhe ka akuzuar kryeministrin Rama se ka dërguar ish drejtorin e policisë së Shtetit, Artan Didi në Amerikë, me ngritje në detyrë, “me qëllim që të mbyllte gojën”.

“Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë  Artan Didi,qe te mbyllte gojen u dërgua me ngritje në Amerikë nga Edi Rama.

Akti i rëndë i fshehjes së kërkesës së interpolit, ky bashkëpunim i hapur me krimin, tashme ka ngelur në derën e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës.

Eshtë e qartë, se një dokument i tillë, një kërkesë nga Interpoli për një deputet, mund të fshihej për muaj të tërë vetëm nga Ministri i Brendshëm me bekimin e Kryeministrit.

Ky bashkëpunim në krim, u bë për të akuzuarin për vrasje që Edi Rama e bëri deputet, për të akuzuarin që bëri fushatë për Saimir Tahirin në kombinat”, tha Noka në deklaratën para mediave ndërsa përvijoi me të tjera akuza.

“Ky bashkëpunim në krim i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, u bë për deputetin që me dëshminë e tij mbylli hetimin për Ilir Metën, i cili u akuzua nga radhët e vetë mazhorancës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve”.

Noka tha se kjo është arsyeja që Edi Rama i nxjerr pengesa dekriminalizimit ndërsa në mënyrë të përsëritur u kërkua dorëheqja e ministrit Tahiri, që sipas PD do i hapte rrugë hetimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlora nis procesin për zgjedhjen e kreut të ri të PS, kandidatët fillojnë shpalljen e platformave
Gazetari zbulon rrogën e Drejtoreshës së Tatimeve: Briseida Shehaj, gënjeu »
Article Logic
Execution time: 0.031219005584717
array(1) { ["section"]=> string(93) "artan-didi-u-dergua-ne-amerike-nga-edi-rama-qe-te-mbyllte-gojen-noka-akuza-para-mediave-20817" }