Artan Fuga i gazetarisë kritikon PR të Muzeut Etnografik në Krujë…dhe përgjigjet menjëherë Mirela Kumbaro

Publikuar tek: kulture-art, më 20:19 01-06-2015 Artan Fuga i gazetarisë kritikon PR të Muzeut Etnografik në Krujë…dhe përgjigjet menjëherë Mirela Kumbaro Postimet ne facebook te Mirela Kumbaros e Artan Fuges

Artan Fuga, kreu i departamentit të Gazetarisë së Tiranës ka shkruar një shkrim të gjatë për Muzeun Etnografik të Krujës. Duke thënë se ky është ndër muzetë më të mirë në vend, por që administrohet në mënyrë feudale. 

Ai sipas profesorit është muzeu ndër më të mirët në Evropë por që nuk administrohet mirë dhe nuk ka një pasqyrim të qartë me broshura për të huajt dhe për vizitorët vendas. “Departamenti i Komunikimit dhe Gazetarisë së Universitetit të Tiranës mund ta bëjë shumë mirë këtë punë me anë të një projekti në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Po kush të dëgjon se…pse facebook-un tim do të ndjekin ata” shkruan Fuga.

Dhe nuk ka munguar menjëherë reagimi po në facebook e ministres Mirela Kumbaro.

“Po, po, po, ju lexojme dhe mbajme vesh sepse ndajmë të njëjtat shqetësime! Faleminderit qe vini ne dukje përmiresimet në Muzetë Kombëtare, në shërbimin që ofrojmë por edhe që vini gishtin mbi probleme që i njohim dhe që i kemi në qendër të vëmendjes pasi qasjet dhe mentalitetet nuk ndryshojnë as në një vit dhe as me një vendim administrativ por me formim profesional fillestar e të vazhduar. Jam pa asnjë mëdyshje dakord për rëndësinë e Komunikimit dhe të Fjalës në institucionet e kulturës e të trashëgimisë!”, shkruan Mirela Kumbaro në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Beton – Trashëgimnia, ja si po pastrohen në Durrës, Termat Romake
Ritakohen pas 40 vitesh maturantët e Liceut Artistik, kompozitori David Tukiçi këndon “Globi Rrotullohet” »
Article Logic
Execution time: 0.014863967895508
array(1) { ["section"]=> string(111) "artan-fuga-i-gazetarise-kritikon-pr-te-muzeut-etnografik-ne-kruje-dhe-pergjigjet-menjehere-mirela-kumbaro-12425" }