Artan Lame flet për herë të parë për Ponjën: E mbytur mes dhimbjeve të tumorit, vendosëm ta vemë në gjumë përgjithmonë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:18 24-04-2016 Artan Lame flet për herë të parë për Ponjën: E mbytur mes dhimbjeve të tumorit, vendosëm ta vemë në gjumë përgjithmonë

“Maces time Ponjës, i pëlqente të flinte mbi kompjuter, sepse atje bënte ngrohtë”, kështu e nis rrëfimin e tij drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame teksa rrëfen për herë të parë për Ponjën dhe sëmundjen e saj tumorale.

“E kisha gjetur në rrugë të sapolindur një mbrëmje të vonë të majit 2005 dhe, që atëhere ishte pjesë e familjes. Deri sot kur, e mbytur mes dhimbjeve të një tumori që po e hante dalëngadalë, vendosëm ta vemë në gjumë përgjithmonë.

I shpjegova Lisias se tani Ponja nuk ishte më as kënaqësi për ne dhe as po jetonte bukur jetën e saj. Ne e kishim bërë detyrën tonë për 12 vjet, duke i siguruar një jetë të bukur, por tani... Për më tepër ajo nuk do të kuptonte asgjë. Thjesht do ndjente një pickim të vogël gjëlpëre dhe pastaj dalëngadalë do të binte në një gjumë të ëmbël, nga i cili do të zgjohej diku lart, atje në parajsën e kafshëve. Se përderisa ka besime që e mbrojnë shpirtin e kafshëve, dicka do të ketë edhe për to”, shrkuan Lame.

“Indianët besojnë fort në rimishërimin (reincarnazione) e gjithë gjallesave, njerëzit vdesin e rimishërohen më pas në kushedi ç’kafshë, kafshë që ngordhin dhe rimishërohen në njerëz, e kështu paprajtun. Kushedi se në çfarë do të rimishërohet Ponja në xhiron tjetër të Universit. Boh!

Nejse, ishte i sikletshëm momenti kur e mbuluan me dhé, sepse ishte shumë kontroverse peliçja e saj e bardhe si bora e përzierë dhe bërë pis me dhé.

Por nga ana tjetër, ai imazh më hodhi në të tjera mendime.

Kulturalisht nuk e di pse njerezit kanë zhvilluar idene e varrimit ndën dhé, ndoshta ka lindur si çështje utiliteti. Por zhvillimi i sotëm e ka deformuar të natyrshmen primitive.

Perëndimi e ka shkëputur varrimin nga pjesa fizike. Trupi futet në arkivol hermetik, çdo gjë është e izoluar, makina gjithë shkëlqim, ceremoni të pastra, këmbalecë të nikeluar, kurora lulesh ngado, pastaj varri i hapur i pastruar, e madje i rrethuar me tapet artificial bari, arkivoli i mbyllur që futet në varr duket thjesht si një kuti që futet në një kuti tjetër. E gjithë kjo procedure moderne, e ka ndarë edhe më tej njeriun nga fundi i vet dhe e bën të mos e kuptojë se çfarë është në fund të jetës kthimi atje ku u nis, në baltë.

Gjithnjë e më tepër njeriu humbet kontaktin me Tokën përmes dheut, kontakt që e siguronte dikur që nga ecja zbathur, mbjellja e farës, themeli i shtëpisë, uji që nxirrej nga pusi e deri tek përzjerrja finale me dheun.

Këtë i kuptova sot teksa shihja kontaktin e trupit te zhveshur me baltën (paçka se një mace). A.”, përfundon Lame rrëfimin e tij për Ponjën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027652978897095
array(1) { ["section"]=> string(122) "artan-lame-flet-per-here-te-pare-per-ponjen-e-mbytur-mes-dhimbjeve-te-tumorit-vendosem-ta-veme-ne-gjume-pergjithmone-38522" }