Artan Lame: Opozita po gjuan me m*t, t’i çojë akuzat në Prokurori

Publikuar tek: politike, më 22:26 20-10-2015 Artan Lame: Opozita po gjuan me m*t, t’i çojë akuzat në Prokurori

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame i është përgjigjur sërish akuzave të opozitës, kësaj here nga studio e emisionit “Studio e Hapur” në News24.

Lame ka deklaruar se gjithë sistemi në vend është i degraduar dhe se opozita e ka marrë përgjigjen për sa i përket tenderit. Kreu i ALUZNI-t i është përgjigjur Drejtorit të Departamentit për Çështjet e Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, duke i thënë që akuzat ti çojë në Prokurori dhe se nuk ka asnjë germë gabim në atë tender.

Ka patur akuza për korrupsion, akuza mjaft të rënda. A jeni i gatshëm t’i përgjigjeni dhe pyetjeve të opozitës?

Ne u kemi dhënë përgjigje përditë. Që nga dita e parë që ka dalë zoti Malltezi jemi përgjigjur edhe pyetje për pyetje. Unë vetë nuk kam dalë, këtë kishte merak edhe opozita, pse nuk del Lamja, për një arsye të thjeshtë, kur të gjuajnë me baltë, puna më e mirë është të presësh që të mbarojnë baltën dhe të përgjigjesh, jo më kur të gjuajnë me m**, më fal për shprehjen.

Ajo që më ka sikletosur në këtë histori është refraktariteti total ndaj përgjigjes që marrin.

Keni një përgjigje për këtë mëdyshje?

Përgjigja më saktë, është i gjithë sistemi i sëmurë. Jo vetëm opozita, sistemi si bombardohet publiku.

Ju i quani baltë, por janë akuza…

Unë jam i vjetër në këto historira. Kam bërë edhe opozitën edhe pushtetin, edhe gazetarin. Edhe ne kemi bërë dalje publike, në kohë të opozitës, sa të duash ishin broçkulla plot. Nuk po them që këta ja fusin kot dhe ne bënim gjëra të mençura. Po them që gjithë sistemi është i degraduar.

Fillojmë me çështjen, opozita ka dalë me disa konferenca shtypi ka kërkuar disa përgjigje, ju keni dhënë deklarata institucionale?

Sot kam dalë publikisht.

Fillojmë me akuzën e parë, e artikuluar nga zoti Malltezi, për tenderin 6 mijë dollarë për punën e kryer në serverin e ALUIZNI-t, a ishte i nevojshëm?

Doli zoti Malltezi ditën e parë, tha tender konsulence, të nesërmen përgjigja është tender shërbimi, jo konsulence. Kur unë nuk di si bëhet kjo gjë dhe ti vjen e ma shpjegon, bën një raport dhe ikën. Tender shërbimi është hajde Eni ma bëj ti këtë punë, vish këpucët dhe shko mat. Këto janë gjëra rutinë të ligjit të prokurimeve. I thamë që nuk është konsulencë por shërbime. Vazhduan edhe ditën e dytë, tender konsulence, ua shpjeguam sërish është tender shërbimesh. Në momentin që nuk do të dëgjojë, nuk ka nevojë të japësh shpjegime.

Dëgjon po nuk beson?

Jo nuk është ashtu. Nuk dëgjon. Ky është problemi i madh, këtu vendoset me të dëgjuar në institucion. Për gjërat teknike vendosin institucionet. Shqiptarët nuk kanë qenë në gjendje të ndërtojnë institucione.

Përse nuk shkoni në Prokurori?

Për çfarë të shkoj?

Për të hequr baltën.

Atëherë imagjinoni të shkojnë tek 3 prokurorë broçkulla të tilla. Ne shqiptarët, unë i pari kemi qenë të paaftë të ndërtojmë institucione të besueshme. Ne kur na dalin institucionet siç duam themi Silvia Konti, kur s’na dalim siç duam themi putana e bulevardit. Baltën nuk e heq prokuroria.

Opozita ju akuzon për një supertender?

Këtë qeder ma hoqi vetë Strazimiri, i cili tha se do e çonte në Prokurori. Le ta çojnë në Prokurori. Aman le ta çojnë në prokurori dhe këtu diskutojmë për gjëra teknike. Sepse nuk mund të diskutosh për gjëra teknike në një studio televizive. E ndiej sistemin e sëmurë, sepse nuk ka vlerë të hedhësh në një treg një gjë tjetër. Duke thënë ky i korruptuar, ky i korruptuar nuk ka asnjë vlerë.

Kur hedh baltë mbi një person, 5% e baltës do mbetet. Efektin e vetë e ka bërë. Për mua shumë e rëndësishme, në 20 vite unë kam vetëm fytyrën, po me morën dhe fytyrën ça më mbetet, unë me këtë ha bukë me fytyrën.

E kuptoj që jeni shumë i prekur…

Jo mo, prekja ime vijon edhe me gjëra të tjera. Paralizohet puna. Efektin e vetë opozita e arrin, saboton punën e atij inat që i bie në qafë.

Opozita as nuk duhet të flasë?

Roli i opozitës është politik.

Korrupsioni nuk është çështje politike, akuzoheni për korrupsion?

Nuk akuzohem veç për korrupsion, akuzohem për të gjitha gjërat e kësaj bote.

A jeni ju të parët që e gjeneroni sistemin? Kujt po i ankoheni, jeni ju në pushtet…

Edhe midis nesh ka të korruptuar, po mos harroni kush ju akuzon Lulzim Basha

Akuzën e parë e hodhi Jamarbër Malltezi.

Ai nuk duhet të përmendet se nuk është këtu, e marrim dhe bëni debat

Nuk po them se midis nesh nuk ka njerëz të shtrembër, por po i kujtoj qytetarëve të shikojnë se kush akuzon. Unë nuk i kam hedhur baltë askujt. Ndaj them mos harroni kush janë këta njerëzit, ndaj është i nevojshëm sistemi,.

Ne akoma nuk kemi filluar të japim asnjë përgjigje Lame…

Ti çojë akuzat në Prokurori..

Opozita thotë se keni elauburuar një tender prej 600 mijë dollarësh për 3 javë. Si ka mundësi?

I them çoje në prokurori nëse ka një germë të gabuar në ato tenderase ti nuk di më të bukurën nuk i bëjmë ne por drejtoritë rajonale, nuk janë para të buxhetit të shtetit por të ardhura të vetë drejtorive, kush ka krijuar të ardhura ka të drejtë ti tenderojë.. Nuk janë paratë tona

Kush i ka emëruar drejtorët rajonalë?

Ka të ndryshëm

Po ju i keni emëruar…

Refuzoj të të kthej përgjigje për çështje teknikeUnë nuk jam i marrë dhe ata drtejtorë nuk janë të marrë të bëjnë shkelje procedurash.

A po bëhet ky tender për një punë të kryer?

Janë disa tendera, 7 a 8, kanë ardhur 20 subjekte dhe janë 10 apo 12 janë fitues. 7 apo 8 do të thotë më i madhi është 50 milionë lekë të reja, 3 apo 4 janë nga 10 milionë lekë të reja. Pra nuk qenka një që Lamja e morti dhe ja dha një firme.. Ajo që ndodhi me Durrësin, zona e Rrashbullit ishte tërësisht e djathtë, por në 8 vite janë dhënë, pra aktualisht ka 9 mijë vetëdeklarime në këtë zonë, janë bërë në 8 vjet vetëm 36 legalizime. Tërbimi kryesor i tyre ishte kjo, pasi ne në atë zonë kemi bërë 1800 legalizime dhe me prokurimin që është bërë do bëhen edhe 3700. Kjo i tërbon ata në zonën e tyre kanë bërë vetëm 36. Në 2 vjet nuk u morën dot me ne se reforma ishte e suksesshme, pas 2 vitesh gjetën një gjë ku të kapen. Këtu janë rreth 7 mijë objekte për tu legalizuar

Ata nuk thonë sa legalizime janë bërë…

Në momentin që bëjmë në 2 vjet 1800 dhe do ta çojmë 3700 natyrisht që do dalin të thonë nënë e babë, çuditem si më kanë nxjerrë vetëm kaq.

Edhe Hitleri dhe Hoxha me vota janë zgjedhur.,.ti s’mund të vish këtu dhe të më thuash mua, më keni zgjedhur dhe tani më duroni…

Ti bëre gabim të madh, unë nuk jam i zgjedhur, jam i emëruar…

Keni atë lloj mentaliteti edhe ju…

Ata që përmende edhe shumë të tjerë, edhe Berisha dhe Rama populli iu ka dhënë pushtetin. Ata zgjedhin njerëz, unë jam i emëruar dhe zbatoj ligjin.

Keni mentalitetin e të zgjedhurit…

Politikani nuk mban përgjegjësi ligjore për ato që thotë por i emëruari mban përgjegjësi.

A keni firmosur në tender?

Nuk janë të tonat, janë të Drejtorive Rajonale.

A mund ti dëgjoni pyetjet?

Këtu janë 2 Artanë, njëri Drejtori i ALUIZNI-t dhe një gazetar për 10 vite.

Unë kam ftuar të parin. A mund të na thoni një vend të botës që paguan 600 mijë dollarë për konsulentë, kur letrat po zverdhen në sirtar, thotë opozita?

Nuk ka konsulentë, është shërbim. Janë 36 dosje pa asnjë letër. Si qenka punë e bërë e tyrja. Po thotë që janë letrat po zverdhen në sirtarë. Ne po na zverdhet syri e s’po gjejmë asnjë letër. Të them një sekret. Kur hapëm letrat kisha veç një muaj që isha emëruar më kërkoi kryeministri të organizoja një takim për strategjinë.

Në gjërat që kishim në letër, ishin 64 mijë dosje që në letër figuronin të mbyllura, ato dolën 250 gjithsej në 64 mijë dosje. Nuk ekzistonin.

Në një konferencë thashë që të gjitha lejet që janë dhënë vitin e fundit, janë për tu çuar në prokurori. Por i vura një kapak sipër. Më tha një prokuror që ti je i penalizueshëm, sepse je në dijeni të një çështje penale dhe nuk po e çon.

700 mijë lejet e dhëna në 2013 janë për t’u hedhur poshtë, por unë nuk i hodha poshtë. Tani e hapën për një gjë që nuk e kanë bërë vetë. Sot e bëmë sepse hapej zyra e Rrashbullit dhe unë vajta dhe u thashë qytetarëve “hapëm këtë zyrë këtu dhe hajdeni në këtë zyrë, pritini ekipet për të bërë matjet dhe për të bërë legalizimet”.

Kush është kjo kompani që ka 200 punonjës që kalon punën e ALUIZNI-t?

Nuk është një firmë, janë disa subjekte. Në Tiranë janë 4 ose 6. Në 4-5 muajt e fundit na kanë ikur mbi 30 punonjës tek privati. Mbi 20 vetë kanë ikur tek TAP-it. Rrogat tek ALUIZNI-t janë nënshtetin.

Rrisni rrogat e tyre më mirë se të tenderoni?

Nuk i rris dot unë rrogat e tyre. Tek këto 11 subjekte do të prodhojnë 15 mijë matje në terren. Po flasim për broçkullat e Jamarbër Malltezit.

Tani keni nevojë të prokuroni 27 firma private?

Sepse tani prodhuan të ardhura. Opozita po gënjen për çmimet.

Ju prokuruat se nuk kishit njerëz?

Prokuruam se sa më shpejt të bëhet puna, aq më shpejt mbyllet procesi. E vetmja frikë e imja në historitë e tenderëve është stopimi dhe frika që mund të krijohet tek njerëzit. Thirrja ime, qytetarë vazhdoni të bëni legalizimet.

Opozita ju akuzon se një nga tenderët e ka fituar bashkëshorti i drejtoreshës?

Është turp të merresh me këto. Nuk është absolutisht e vërtetë.

Asnjë bashkëshort drejtoreshe nuk ka fituar tender?

Nuk ka asnjë konflikt interesi në këto tenderë dhe nuk ka asnjë bashkëshort drejtoreshe që ka fituar tender.

Ju akuzojnë se firma për Tiranën është pa personel, është fiktive…

Nuk e kuptoj këtë. Ta marrim Jamarbërin në tel.

Mund të dilni në debat me Jamarbërin?

Pupuuuu… Debati bëhet normal kur heq kamerat. Po nxore kamerat ti dëgjon marrëzira.

Unë jam Artan Lame dhe kam vetëm fytyrën time në lojë. Unë ha bukë vetëm me fytyrën time. Nuk ka tërbim më të madh se sa zonën që e quanin thesarin e tyre po shkojmë ta legalizojmë ne. Opozita ja arriti qëllimit, duke paralizuar institucionin për 1 javë punë dhe ma bënë mua pis fytyrën.

Unë shpjegohem para qytetarëve me rezultatet e punës. Me letra shpjegohem para Prokurorisë.

Pse nuk bëhet legalizimi me blloqe por me seleksionim?

Është gjëja më e thjeshtë por problemet që kanë hartat kryesisht hipoteka me të cilën kemi raporte intensive, por ka harta të prapambetura prandaj përzgjedhim në zonat ku kanë harta. Menjëherë qytetari thotë pse ja bën atij e mua jo. Ka zona që janë lënë me hartat e viteve 70-të. Gjithë sistemi ka qenë i kalbur.

Në Kamzë ka mbi 1 vit që nuk bëhen legalizime?

Tirana ka 100 e ca mijë. Kamza ka 40 e ca mijë të gjithë këta thonë pse nuk bëni shtëpinë time, ka radhë.

A kontrollohet territori i vendit?

Këtij vendi i mungon kontrolli mbi territorin, në këto 2 vite është bërë shumë për të vënë kontroll. Edhe sot që po flasim ka pika ku ndërtohet pa leje, diku një suva, diku një më e madhe. Sot 5 ndërsa para 2 vitesh kishte 500. Kjo nuk është akuzë mbi qeverinë, ka një kurbë rënëse, por do na duhet të pajisim territorin me plane ku ndërtohet dhe jo të bëhemi armiq me ata shqiptarë që nuk e dinë konceptin e rregullit. Është e vështirë të mësojnë rregull ata që janë mësuar gjithë këto kohë pa rregull.

Amnisti do ketë?

Nuk ta them dot, mund të ketë për 1 vit për 10 apo 100, por mund të mos të ketë kurrë.

Ju do propozoni diçka të tillë?

Në respekt të 427 mijë qytetarëve shqiptarë që kanë ardhur dhe e kanë bërë vetëdeklarimin nuk mund të pranohen më të tjerë pas afatit. Shqiptarët duhet të mësohen që ligji është ligj. Kjo është edhe në funksion të edukimit të qytetarëve.

Sa legalizime janë bërë dhe kush është zona më problematike?

Tirana ka probleme, por në fashot e saj rrethuese Bathore, Paskuqan, Farka, Sauku janë më të lehta legalizimit. Brenda qyteteve janë më të vështira legalizimet, ku njerëzit kanë probleme pronash.

Ndarja e re territoriale ka sjellë probleme?

Jo

Moratoriumi sa do zgjasë për ndërtimet?

Ndërtimi nuk është domate dhe patate, as bukë. Ndërtimi është një gjë që në momentin që e ke një shtëpi nuk e do një të dytë. Ke një numër të madh ndërtuesish që vetëm atë gjë dinë të bëjnë ndaj them që është piramidë. Po të paguanin taksat të gjithë këto firma do falimentonin. Moratoriumi do mbarojë një ditë kur të hapen lejet, të ketë sa më pak pallate që të zënë frymën dhe të këtë një rregull paraprak.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuza e PD-së: Rama dhe Meta mbrojtën Frrokun, qëndrim pro-krimit
Raportuesi i PE, Fleckenstein vizitë në Tiranë, takohet me liderët e vendit »
Article Logic
Execution time: 0.023685932159424
array(1) { ["section"]=> string(69) "artan-lame-opozita-po-gjuan-me-m-t-t-i-coje-akuzat-ne-prokurori-23592" }